8 C
New York
October 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

“Marrëveshja sekrete e Thaçit”, vjen lajmi i keq për presidentin

Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë ditës së Mërkurë ka publikuar disa letra sekrete që që ish-kryeministri Hashim Thaçi i ka këmbyer me ish-sekretarin e NATO-s në vitin 2013, ai zotohet se FSK-ja nuk do të hyjë në veri të shtetit, deri në një afat të pacaktuar.

Thaçi në marrëveshjen që i ka dërguar ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, zotohet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të ndërmarrë misione në veri të shtetit, pa KFOR-in.
Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në përfundim se Thaci ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke kërkuar të shkarkohet Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin e opinionit të Kurtit.
Analisti politik, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, tregoi nenët të cilat specifikojn qartë kompetencat dhe përgjegjësit e Presidentit të Kosovës.

Më tej, Ahmeti thotë që kjo marrëveshje sekretë është cenim i sovranitetit të vendit dhe ka vepruar jashtë logjikës kushteteuese dhe në bazë të kushtetutës duhet edhe të iniciohet procedurat dhe të merren hapa konkret brenda kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

“Neni 84 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës specifikon qartë kompetencat dhe përgjegjësitë e Presidentit të Republikës së Kosovës, veçanërisht pika 2 ku në mënyrë specifike institucionin e Presidentit e paraqet si institucion që garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës. Por edhe bazuar në nenin 2, saktësisht pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacenueshëm dhe i patjetërsueshëm dhe obligohet që të mbrohet nga të gjitha mjetet e përcaktuara me kushtetutë dhe ligj”, u shpreh Ahmeti.
“Me këtë veprim zoti Thaçi ka bërë cenimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës duke nënshkruar një marrëveshje sekrete e cila në substancë nuk është në frymën kushtetuese. Me ketë logjikë të funksionimit institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës ka vepruar jashtë logjikës kushtetuese, i cili veprim duhet të interpretohet nga njohësit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të veprohet me hapa konkret brenda kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Përgjegjësia institucionale duhet të jetë brenda frymës kushtetuese dhe ligjore, por në asnjë mënyrë cenimi i kushtetutës të konsiderohet si diçka formale dhe të mos iniciohet ndonjë procedurë për shkarkimin e tij. Gjykoj se është një precedan i keq, i cili përveç përgjegjësisë si institucion brenda vetës duhet të bartë edhe obligimin moral ndaj shtetit të Kosovës”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

Related posts

Selmanaj i reagon ashpër Fitore Pacollit: Si mund ta urresh kaq shumë nënën e Shkëlzenit e Luanit?

dardanianews

Ish-truproja e Rugovës tregon se si para 28 vjetësh një serb tentoi ta mbyste Presidentin Histotrik!

dardanianews

Labi s’pajtohet me anulimin e dasmave: S’ka kurrfarë koronavirusi, është shpëlarje e trurit

dardanianews

Leave a Comment