8.2 C
New York
December 4, 2020
DardaniaNews
Featured Natyra

VIDEO mizore/ Kanibalizëm në Arktik, arinjtë polar po hanë njëri-tjetrin për shkak të…

Raportet e arinjve polarë në Arktik që hanë njëri-tjetrin po rritet në një shkallë dramatike, sipas një shkencëtari me Akademinë e Shkencave Ruse, organi më i lartë shkencor i Rusisë.

Ndër faktorët përgjegjës për ndryshimin përfshijnë rritjen e veprimtarisë njerëzore dhe zvogëlimin e hapësirave të gjuetisë së tyre.

Ndërsa kanibalizmi në mes të arinjve polar ishte në raste të rralla në të kaluarën, Ilya Mordvintsev, një studiues i vjetër me Institutin e Ekologjisë dhe Evolucionit Severtsov, tha se ka pasur një “rritje të numrit të rasteve”.

Mordvintsev beson se ka dy shkaqe të mundshme për rritjen e kanibalizmit. Njëra është ushqimi i pamjaftueshëm, i cili mund të bëjë që meshkujt e mëdhenj të sulmojnë femrat dhe këlyshët e tyre. Tjetra është një rritje e pranisë së njerëzve në Arktik, që do të thotë se një pjesë e madhe e rasteve mund të raportohen.

“Tani sinjalet po vijnë jo vetëm nga shkencëtarët, por edhe nga kontigjenti në rritje i punonjësve të kompanive të naftës dhe gazit”, tha ai. “Ne vërejmë se kanibalizmi i ariut polar po rritet”, shtoi ai cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Mordvintsev theksoi se veprimtaria njerëzore në Arktik ka ndikuar “seriozisht” në jetën e arinjve polarë. Ai përmendi zhvillimin në Gjirin e Ob dhe kalimin prej andej në Detin Baren, i cili është bërë një rrugë e njohur për anijet që transportojnë gaz natyror të lëngshëm.

Gjiri i Ob është i njohur të jetë një vend gjuetie për kafshët – por tani nuk ka më akull, duke e bërë të vështirë që arinjtë të kapin fokat.

Në dhjetor, dhjetëra arinj polarë u zhvendosën në periferi të një fshati në veriun e largët të Rusisë, duke detyruar banorët të marrin masa paraprake shtesë pasi kafshët e uritur shkonin për ushqim. Ambientalistët thanë se ngrohja e klimës është shkaku kryesor, pasi nuk ka prani të theksuar të akullit në mënyrë që arinjtë të lëvizin mbi detin e ngrirë për të kapur pretë e tyre./panorama

Related posts

Edhe një rast i konfirmuar me koronavirus, shkon në 20 numri i të infektuarve

dardanianews

Albin Kurti: Nesër do të shkoj në takim te Presidenti

dardanianews

Vjosa Osmani shfaqet më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

dardanianews