4.6 C
New York
March 2, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Autoriteti i Konkurrencës me 15 inspektorë në terren për ngritjen e çmimeve

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me masat që AKK është duke ndërmarrë pas dyshimeve për ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë ditëve të fundit.Ai bëri të ditur se 15 inspektorë janë në terren ku do të grumbullohen të gjitha të dhënat e më pastaj do të dilet me një qëndrim nëse vërtetë ka shkelje të ligjit konkurrues.“Nga ajo që kemi parë në medie dhe analizave që kemi parë në teren, kemi vërejtur një fluks të qytetarëve dhe ne si Autoritet të Konkurrencës dëshirojmë të sigurohemi se nuk do ta keqpërdorimin situatën e krijuar këto ditë”.
“Rrjedhimisht ne kemi filluar hetimet paraprake në ngritjen e çmimeve ndaj produkteve bazike. Gjatë kësaj faze ne si Autoritet grumbullojmë të dhëna nga operatoret e tregut dhe nga institucionet tjera siç janë Dogana dhe ATK, para se të merret një vendim për procedurat hetimore”.“Ne do të sigurohemi nëse kompanitë kanë bërë shkelje për të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, duke bërë sjellje anti-konkurruese që do ta bënte Autoritetin të merrte vendim të përshtatshëm të situatës”.

Related posts

Lëvizja Vetëvendosje ka tri opsione, njëra prej tyre bojkotimi i zgjedhjeve!

dardanianews

Dy oraret e reja se kur mund të dilni, prej sot deri me 18 maj

dardanianews

Syla: Kosovarët nuk po “fryhen” si diaspora edhe pse mbi 810 mijë turistë kaluan verën në Shqipëri

dardanianews