0.4 C
New York
January 20, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Humori vazhdon…

Ne frikësohemi mos po vdesim urie, e jo nga virusi. Sepse ne s’po marrim masa kundër virusit, por kundër urisë.

E keni vërejt, gjithmonë ky popull u frikësu prej urisë, ani pse është populli i vetëm në botë që e ka shpikur idiomën “Askush nuk vdes uni”.

Miellin e kemi ble, por e kemi harru kvasacin. Pogaçës me sodë buke diqysh i vjen era. Plus duhet me ditë m’i qitë.

Vajzat e nuset e reja kanë fillu me shiku magjen si laborator, e miellin si eksperiment: Qysh qitet buka, moj?

Unë s’di valla, se jam shkollu.

Nuk kam pas kohë m’u mësu edhe me gatu bukë, kur mundesh me ble.

As unë valla. Jam rritë me bukë t’bleme.

Ajo që din me qitë, nuk është ma.

Kur Filipi e angazhoi Aristotelin t’ia edukojë djalin, më së pari Aristoteli i tha Aleksandrit të Madh mësoje një zanat, se në rast rreziku, zotnillëku bjen i pari.

Pra, duhet me ditë me gatu, me shpurdh, me mbijetu, m’u kap prej fijes t’kashtës.

Nuk ka ndodh moti, në kujtohet si sot, kur e kam qitë bukën e parë n’ore (i thonë nore, sepse qitet shpejt, n’d’orë), e kam pas gatu në rrethana të jashtëzakonshme.

E kisha një mysafir të dashur dhe kisha qejf me nderu e kishe me ja qitë një pogaçe.

E thirra nanën në telefon, e pyeta qysh qitet pogaçja se më doli prej mendve, paskna harru (se edhe prej nanës po të vike inati me shpalos para saj paaftësinë).

Ajo më diktoi boll mirë: banja kështu, e banja ashtu. Dhe e qita, mendja jem e bana namin.

Kur e nxora prej furre, çka me pa,veç nallmet e drunit mund të krahasoheshin me të. Be po ju bëj, me ja pas hi dikujt me të n’rrobotë t’kresë e kishe lanë n’vend.

Më erdh inati, por mysafiri më donte shumë, më kishte shoqe, ndaj çkado që bëja unë, i dukej mirë. Se dështoja me njëfarë pafajësie dhe me njëfarë shprehje t’butë të ftyrës.

Nejse, e shtrova sofrën, ai shtirej kinse po ja kana, nuk u anku, ama mua më dul flaka. Femra mos me ditë me gatu, ja kasjsh nanën. Nuk e rrokë.

Krjet nëse i dinë gruaja, nëse nuk dinë me gatu, s’konsiderohet grua.

Prej asaj dite, kurrë nuk gatuaj para dëshmitarëve, sidomos recetat e reja kur i eksperimentoj, i bëj pa medium, që në rast dështimi, pshton me ftyrë, i gjuan e s’të sheh kush.

Ju pata tregu, gjyshja ime e ndjera, kur i dështonte gjella, për m’e ju ikë kritikave, thoshte: kjo kripë ish kanë ma e njelmtë se zakonisht.

P.S. Edhe unë, mbasi u terru dola dje, n’tre dyqane të ndrysjme me ble rezerva, Që demek, mos m’i ble krejt përnjeherë e me ra n’sy se “po tutna” mos po vjdes uni. Miell nuk gjeta. S’keni rren, diqysh u gëziova që s’gjeta miell, vetmevete thashë e shfrytëzoj rastin humbi peshë,

Pra, nevoja e pavetëdijshme (ndërdije) m’u dukë bukur edhe n’rast rreziku, flet më së miri për mua dhe për të gjithë juve që i keni ble rezervat e silikonit, bojën e vetullave, materialin e buzëve dhe ngjyrën e flokëve.

Related posts

Marrëveshja Kosovë – Serbi, njohësi i çështjeve kushtetuese: Të gjitha opsionet janë të hapura

dardanianews

Milaim Zeka: Dy gjëra nuk më kanë pëlqyer te intervista e Grenellit

dardanianews

Analiza me përqindje: Sa vota shkojnë për Vjosa Osmanin, ku janë LDK e VV

dardanianews