17.1 C
New York
October 20, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Lajmi i fundit: Së paku edhe dy persona të prekur nga koronavirusi në Kosovë

Edhe të paktën dy persona janë infektuar me koronavirus në Kosovë.

Gazeta Express ka mësuar se të prekurit nga virusi, që origjinën e ka nga Kina, janë të afërm të njërit prej dy personave që të premten rezultuan pozitiv në testet për koronavirus.

Bëhet e ditur se që të dy personat janë shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Këto raste të reja e çojnë në pesë numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus.

Sipas burimeve të Gazetës Express, dyshohet se edhe disa persona të tjerë janë të prekur nga koronavirusi, në qytetin e Vitisë, atje ku dje një 77-vjeçar u konfirmua i prekur nga virusi.

Për shkak të këtij virusi, Qeveria e Kosovës ka ndërprerë procesin mësimor në vend, ka mbyllur kufijtë dhe dyqanet. /Express/

Related posts

Vazhdon përplasja, Osman Musliu i reagon përsëri Nasim Haradinajt

dardanianews

Grenell në Twitter: Kosova e Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë me 2 shtator

dardanianews

Këta janë emrat e ministrave të LDK-së

dardanianews

Leave a Comment