8.3 C
New York
February 25, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Albin Kurti nuk e heq taksën sherri i LDK-së, u kërkon falje qytetarëve për dy arsye

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se tarifa ndaj Serbisë, nuk do të hiqet sot. Kjo pasi që qëndrimi i tij i shprehur më 26 shkurt, nuk është bërë vendim, për shkak të kundërshtimit nga partneri i koalicionit qeverisës, LDK-së, që po kërkon heqjen e plotë të taksës.

Kurti për këtë u ka kërkuar falje qytetarëve, duke u shprehur i bindur se zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme, përcjell Bota sot.

Kryeministri u ka ka kërkuar falje qytetarëve edhe për shkak se në seancën e djeshme të të Kuvendit, nuk janë respektuar urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona.

Postimi i Kurtit

Dy kërkimfalje

Të nderuar qytetarë,

Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.

Seanca e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona. Me zëvendës-kryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020 të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje.

Përzemërsisht,

Albin Kurti.

Related posts

Fjolla Morina e turpëron Berat Buzhalën, pasi ajo përkrah Albin Kurtin

dardanianews

Kjo është e dashura e re e babit të Anitës, Mustafë Muqajt

dardanianews

Zyrtari i lartë shtetëror del pozitiv me covid-19: Jam vetizoluar

dardanianews