5.3 C
New York
January 16, 2021
DardaniaNews
Ekskluzive Featured

E infektuara me koronavirus nga Malisheva, flet doktori që e zbuloi rastin – jep detaje të padëgjuara

Komuna e Malishevës që nga mbrëmë është në karantinë, pasi që një 37 vjeçare është diagnostikuar me koronavirus, nga fshati Bubavec i kësaj komune.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Qeveria e Kosovës në mënyrë elektronike dje mori vendimin që edhe Malisheva të izolohet sikur Klina e Vitia, pas rasteve të reja me koronavirus.

Doktori Drilon Gashi, ishte i pari që kishte zbuluar se 37-vjeçarja që kishte qëndruar në Brecia të Italisë, ishte pacientja potenciale e infektuar me COVID-19 (koronavirus).

“Vështirësi në frymëmarrje, temperaturë, dhimbje koke, ishin simptomat sipas pacientes që kishin filluar një javë përpara, ndërsa unë të premten rreth orës 22 e kam vizituar. Manifestimet klinike, dhe koha e ardhjes nga vatrat e virusit në Itali, ngritën dyshimet për një paciente potenciale me koronavirus, andaj, pas ekzaminimit të kujdesshëm, pacientja është udhëzuar për Klinikën Infektive, me ç’rast edhe doli pozitiv”, ka thënë doktori Gashi.

Sipas Gashit, kontaktet më të afërmit, stafin mjekësor dhe të tjerët normalisht për çdo minutë të humbur do kishim mundësi të kemi më shumë pacientë të mundshëm.

Doktori nga Malisheva bën thirrje që të gjithë personat që kanë pasur kontakte të mundshme me pacientët që dyshohen që janë të sëmurë ose tashmë të vërtetuar, duhet të mos krijojnë panik, si dhe të vetizolohen për rreth 2 javë.

“Kontaktet më të afërm, stafin mjekësor dhe të tjerët normalisht për çdo minutë të humbur do kishim mundësi të kemi më shumë pacientë të mundshëm. Të gjithë personat që kanë pasur kontakte të mundshme me pacientët që dyshohen që janë të sëmurë ose tashmë të vërtetuar, të mos krijojnë panik, dhe duhet të vetizolohen për rreth 2 javë, ku duhet prit tabllon klinike me simptome dhe pastaj lajmërohen për testim”, ka shtuar ai.

Krejt në fund, Gashi ka thënë se për më tepër duhet ndjekur rekomandimet e IKSHPK-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve relevante.

“Përndryshe, pavarësisht nëse nuk ka simptoma klinike, 14 ditë nga momenti i kontaktit, atëherë nuk jeni i sëmurë dhe nuk duhet të bëni asnjë test. Për më tepër ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve relevante”, ka përfunduar doktori Drilon Gashi, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, Këshilli komunal në Malishevë për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19, është takuar gjatë ditës, ku është bërë analizë e situatës së krijuar pas paraqitjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19. Bazuar në të dhënat e raportuara, situata në Malishevë thuhet se është në kontroll dhe janë vetizoluar të gjithë personat e identifikuar që kanë pasur kontakt me personin e infektuar.

Po ashtu, edhe Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është duke u zbatuar vendimi i qeverisë për futjen në karantinë të tërë territorit të Komunës së Malishevës.

Sa i përket shërbimeve publike, ato janë duke u kryer normalisht, pra furnizimi me ujë në vendbanimet që kanë sistem të ujësjellësit, është duke u bërë normalisht, e po ashtu edhe grumbullimi i mbeturinave po kryhet normalisht.

Related posts

Kushtetuesja shtyn deri më 30 qershor vendimin për pezullimin e Ligjit të Pagave

dardanianews

Humb Tiani i vogël nga Tërpeza e Malishevës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

dardanianews

Gazeta serbe Politika: Albin Kurti ka dëshmuar para disa muajve në Hagë, me fjalët e Shkelzen Gashit

dardanianews