21.7 C
New York
September 30, 2020
DardaniaNews
Featured Shëndetësi

Vjen në Kosovë testi që tregon për 10 minuta nëse keni koronavirus

Kompania Spring në Zvicër ka krijuar një pajisje që teston dhe tregon brenda 10 minutave për rezultatin e koronavirusit.Nga kjo kompani, Agron Selimi, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se funksionon dhe kur pritet të vijë në Kosovë.‘’Ne përfaqësojmë kompaninë Spring nga Zvicra që është kompani që merret me hulumtimin e këtre gjërave teknologjike. Kjo është një kompani zvicerane që ka partneritet me organizata shtetërore dhe Testi bohet njëjtë sikur ceshtja e diabetit. E merr gjakun dhe e qet në një vend. Është edhe një pjesë tjetër e likidit dhe e testojmë’’, ka treguar ai.

‘’Është në testim dhe deri tani janë shitur 30 milionë copë. E ka certifikatën e komunitetit Europian dhe i ka të gjitha certifikatat.’’
‘’Ministria e Shëndetësisë është në bisdime drejtpërdrejt me kompaninë. Mendoj se do ta sjellim në javën e ardhshme dhe është e mirë për cdo qytetar. Është e mundshme të bëhet cdo natë. Është optimale për policinë dhe ushtrinë që nuk mund të bëjnë teste dhe të presin rezultate.’’, shtoi Selimi.Ai tregon edhe sa pajisje pritet të vijnë pas marrëveshjes dhe cmimin e tyre.
‘’20 mijë copë do të sjellim në fillim të javës së ardhshme. Nëse nuk qesin taksë në këtë produkt i obligojmë edhe farmacitë që të mos kalojë 10 euro. 98% është saktësia e mjetit’’, thotë Selimi.

Related posts

Arrestohet personi që e quajti “prostitutë” të dhunuarën e luftës

dardanianews

Milaim Zeka: Albin Kurti po përgatit trazira në Kosovë

dardanianews

LDK nuk duhet të formojë Qeverinë, analisti ka një thirrje për Mustafën lidhur me Kurtin dhe zgjedhjet

dardanianews

Leave a Comment