20.6 C
New York
September 29, 2020
DardaniaNews
Featured Shëndetësi

Studimi mbi COVID-19: Për çdo rast të konfirmuar janë 5-10 të pazbuluar

Për secilin rast të konfirmuar me Covid-19 ka shumë mundësi që të ketë 5-10 raste të tjerë të pazbuluar. Këto raste janë më pak ngjitëse se të tjerët dhe në përgjithësi kanë simptoma me të lehta, por ato janë përgjegjëse për pothuajse 80% të të gjitha rasteve të reja të infeksionit.

Të paktën kështu thote një studim i botuar në revistën ‘Science’, e kryesuar nga shkencëtarët e ‘Imperial College London ‘dhe i koordinuar nga epidemiologët e ‘Universiteti Columbia’ në New York.

Studimi bazohet tek të dhënat në Kinë për muajt dhjetor dhe janar, kur masat e kontrollit të tilla si lëvizja dhe tamponet e bëra tek të gjithë ose “tamponet e tapeteve”, nuk ishin zbatuar ende në Kinë. Shkencëtarët vlerësojnë se rreth gjashtë nga shtatë rastet e Covid-19, nuk ishin njohur në Kinë në atë kohë.

“Kjo do të thotë nëse në SHBA janë rreth 3500 raste të infektuar me koronavirus të konfirmuar, në realitet mund të jenë 35 mijë raste. Dhe e njëjta gjë vlen për të gjitha vendet perëndimore, që kanë filluar të bëjnë tampona me vonesë dhe që në çdo rast nuk kanë bërë sa duhet”– shpjegoi Jeffrey Shaman.

‘Por nuk duhet ta nënvlerësojmë situatën. Edhe pse mund të infektohemi nga një person me simptoma të lehta, kjo nuk do të thotë që nuk mund të përfundojmë në terapi intensive. Prandaj është shumë e rëndësishme bërja e tamponëve dhe analizave sa më ekonomike që t’i bëjnë të gjithë”- vazhdoi më tej Jeffrey Shaman.

360grade.al

Related posts

AAK kushtëzon Qeverinë: Ua votojmë buxhetin nëse bëni këtë gjë

dardanianews

“Fol me mjekun”, kuptojeni online nëse keni simptoma të koronavirusit

dardanianews

Flet Jakup Krasniqi – jep mendimin e tij çfarë mendimi do të japë Gjykata Kushtetuese

dardanianews

Leave a Comment