11.3 C
New York
October 29, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Shokon analisti politik: Kurti dhe Thaçin kanë një qëllim të përbashkët, kjo është thirrja e fundit për Isa Mustafën

Njohësi i rrethanave politike në vend dhe analisti Dastid Pallaska, përmes një postimi në rrjetin social, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi janë konkurrentë në vetëm një garë, dhe sipas tij, kjo është se të dytë pretendojnë të sundojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Pallaskës, të dy janë pjesë të ndryshme të së njëjtës medale, ideologjisë së ekstremit të majtë që për qëllim primar ka shkatërrimin dhe jo ndërtimin.

Në fund, ai thekson se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të lirohet nga këto dy pengje (Kurti dhe Thaçi) nëse dëshiron të ketë ardhmëri politike.

Ja shkrimi i tij:
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi janë konkurrentë në vetëm një garë.

Të dytë pretendojnë të sundojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës për të ardhur dhe/apo mbetur në pushtet.

Kjo tregon se të dy janë pjesë të ndryshme të së njëjtës medale, ideologjisë së ekstremit të majtë që për qëllim primar ka shkatërrimin dhe jo ndërtimin.

Dallimi sa i përket dosjes së keq-qeverisjes dhe veprimeve të kundërligjshme – që nga disa përdoret si argument propagandistik për të bërë dallimin ndërmjet tyre – është thjeshtë pasojë e shpërputhjes së kohës që këta dy politikanë kanë kaluar në pushtet.

Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të lirohet nga këto dy pengje nëse dëshiron të ketë ardhmëri politike.

Related posts

Izolohen tri familje në Klinë, kishin kontakt me italianen e infektuar

dardanianews

Selmanaj i reagon ashpër Fitore Pacollit: Si mund ta urresh kaq shumë nënën e Shkëlzenit e Luanit?

dardanianews

“Marrëveshja sekrete e Thaçit”, vjen lajmi i keq për presidentin

dardanianews

Leave a Comment