5.5 C
New York
January 22, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Radhë e gjatë e kamionëve në Bërnjak, Serbia ndalon kalimin nga Kosova në territorin e saj |VIDEO

Asnjë kamion nuk është lejuar që të kalojë në Serbi nga Kosova gjatë ditës së sotme përmes pikave kufitare që ndajnë këto dy vende, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Shteti fqinj ka marrë vendim që të mbyll pikat kufitare me Kosovën duke ndaluar jo vetëm hyrjen nga Kosova në territorin serb të automjeteve dhe qytetarëve por edhe të kamionëve me mallra.

Moskalimin e mallrave nga Kosova në Serbi e ka konfirmuar për Gazetën Online Veriu.info njëri nga zyrtarët e Doganës së Kosovës.

Ai ka konfirmuar se shteti serb përveç lëvizjes se mjeteve të transportit dhe qytetarëve ka ndaluar gjatë ditës së sotme edhe hyrjen e kamionëve me mallra nga Kosova, ndalesë e cila është thënë se do të vlejë për 48 orët e ardhshme, por që është paralajmëruar se mund të zgjatet deri në një vendim tjetër të shtetit serb.

Veriu.info ka siguruar një video nga pika kufitare në Bërnjak që ndan Kosovën dhe Serbinë, e ku shihet një radhë e gjatë e kamionëve me mallra që presin të kalojnë nga shteti ynë në shtetin fqinj.

Pika kufitare Kosovë – Serbi në Bërnjak, sot pasdite

Pika kufitare Kosovë – Serbi në Bërnjak, sot pasditeRadhë e gjatë në pikën kuftare mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, ku kamionët presin të kalojnë nga Kosova në Serbi përmes kësaj pike kufitare!

Posted by Veriu.info on Saturday, March 21, 2020

Kujtojmë që dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për heqjen e tarifës 100% për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina./VERIU.INFO/

Related posts

Zhduket invalidi i luftës nga Skenderaj, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

dardanianews

Ndërron jetë 39-vjeçarja nga Istogu, e prekur nga coronavirusi

dardanianews

Në kujtim të jetës dhe veprës së Veli Krasniqit

dardanianews