16.4 C
New York
October 1, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Deputeti i LDK kërkon “armëpushim” disajavor nga koalicioni me VV-në

Deputeteti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka kërkuar “armëpushim disajavor” në mes të koalicionit LVV-LDK, pas situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit.

Avdyli ka shkruar se kryefjala e këtyre ditëve është coronavirusi dhe se Amerikës nuk i intereson as mocioni e as koalicioni ndërsa situatën e krijuar në Kosovë e ka quajtur “budallallëk”.

“Sot ky popull është vetë karantinizuar, po vuan e po mbijeton, por edhe po proteston kundër të gjithë neve. Prandaj liderë të nderuar pushoni , uluni armët, në këso kohe edhe në beteja është kërkuar armëpushim. Vazhdoni punën e të shpëtojmë nga kjo krizë globale e pas disa javëve do kemi kohë ti mprehim shpatat politike deri në shkatërrim të njeri tjetrit. Bëjeni për hir të qytetarëve tanë. Nënave e baballarëve tanë të rrezikuar nga vdekja. Prandaj po kërkoj nga ju , moratorium, pauzë , armëpushim disa javor apo çka do që e quani ju , e vazhdoni punën në përballimin me Covid19”, ka shkruar Avdyli.

Deputeti Haxhi Avdyli ka deklaruar se ai nuk e ka nënshkruar mocionin e propozuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti, për shkak të situatës së rëndë me pandeminë COVID 19.
“Dua të konfirmoj opinionin e mediet që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e KM Albin Kurtit. Arsyet për këtë veprim janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi”, ka shkruar deputeti Avdyli në Facebook.

Related posts

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Në qershor plazhet do të jenë të hapura

dardanianews

Ministri brazilian fajëson Kinën: Ju keni fshehur COVID-19 për të krijuar pajisje mjekësore, tani po fitoni duke i shitur

dardanianews

Kadare mesazh klasës politike: Nuk mund të ketë zgjidhje Kosovë-Serbi pa Amerikën

dardanianews

Leave a Comment