14.1 C
New York
October 27, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Fushatë e madhe e një grupi marksist e familjarëve të LVV’së kundër Isa Mustafës

Në rrjetin social Facebook, është hapur një grup në përkrahje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Mirëpo, këtë grup disa nga familjarët e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duket se po e përdorin edhe për të bërë fushatë kundër rkeut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Socialdemorkate, Nol Nushi, ka shkruar në Facebook se vëllai i deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, Fitim Pacolli, po tentojnë të përvetësojnë protestën e qytetarëve nga ballkonet e tyre.

“Ky këtu është vellau i Fitore Pacollit, deputetes se VV. Ne menyren me te turpshme bashke me te tjerë po tentojnë te pervetrsojne protestën qytetare nga ballkonet. Ne te njëjtin grup, tash bën thirrje për lincim te kundershtareve politike. Pra kur je me VV ta bejne ❤️, kur nuk pajtohesh me te ta bejne 😡. Mentaliteti i tille shkakton dhe perligje sulmet fizike ndaj kundershtarit. Logjike e turmes. E rrezikshme”, ka shkruar Nushi në Facebook.
Ndërkohë, Fitim Pacolli u ka bërë thirrje anëtarëve të grupit të reagojnë në statusin e kreut të LDK-së Isa Mustafa, ku ndër të tjera ka shkruar se zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes s’kanë asnjë përgjegjësi për pozitat që mbajnë por vetëm bëjnë propagandë.

“T’i reagojmë të gjithë kryetarit të LDK-s me 😡 në statusin e tij, kështu e shprehim indinjatën me të për situatën e krijuar!”, ka shkruar Fitim Pacolli në postimin e tij në grupin #meKryeministrin në Facebook.

Related posts

Flet babai i 26 vjeçarit që humbi jetën dje, fajëson Kurtin, Vitinë e Sveçlën

dardanianews

Babai ideologjik i LVV’së, kërkonte që të bëhej shkëmbimi i territoreve me Serbinë

dardanianews

Kaq”sexy” është bërë vajza e Mimoza Mustafës

dardanianews

Leave a Comment