21.7 C
New York
September 30, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Reagon ashpër ish-deputeti i LDK-së: Nuk bëri mirë as Agim Veliu e as Albin Kurti, por burrëria e tyre nuk humb nëse…

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj ka folur për situatën politike në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Salihaj ka shkruar për gjendjen aktuale të koalicionit LVV-LDK.

Salihaj thotë se deklarata e Agim Veliut e cila e përkrahte Hashim Thaçin për gjendje të jashtëzakonshme ishte gabim.

Por, sipas tij, gabim ishte edhe shkarkimi i Veliut nga kryeministri Albin Kurti.

“Pra, kryeministri Kurti prononcimin e ministrit Veliu e përdori si pretekst për shkarkim, e jo si arsye reale. Ashtu siç e përdori pastaj LDK shkarkimin e Veliut si pretekst për mocion, e jo si arsye reale. Pra, të dy rastet nga të dyja anët u përdorën si casus beli, d.m.th shkas për luftë. Pasojat do t’i bartë Kosova”, shkruan Salihaj në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ish-deputeti i LDK-së, bën apel për ndalimin e kësaj lufte dhe të gjejnë një zgjidhje racionale.

“Situata me pandeminë e rrezikshme të korinavirusit, kur njerëzit po vdesin, nuk na lejon të hyjmë në këso lufte. Apeloj të ulen kryetari i LDK-së dhe ai i Vetëvendosjes, të tregohen të arsyeshëm dhe të gjejnë zgjidhje, pa e futur Kosovën në një krizë pa rrugëdalje, e cila mund të shndërrohet në anarki. Pra, ka zgjidhje, nëse duam”, shkruan tutje ai.

Salihaj tutje shkruan se burrëria e LDK-së nuk humbet nëse e zëvendëson Veliun me një emër të ri, por të ia tërheq vërejtjen Kurtit.

Ai thekson se, as Kurtit nuk i humb burrëria nëse e rikthen Agim Veliun në pozitën e tij të deritashme.

Lidhur me apelin tim të para dy ditësh, dëshiroj të jap disa sqarime dhe ta bëj edhe një apel të ri.

Fokusi e as tendenca ime nuk është aspak ta arsyetoj asnjë veprim të askujt. Në këtë rast nuk dëshiroj të flas si militant partiak, sepse ky këndvështrim nuk do të ndihmojë aspak në zgjidhjen e problemit.

E them qartë se prononcimi i ministrit Agim Veliu se e përkrah idenë e Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ishte gabim. Por, e them poashtu qartë, se veprimi i kryeministrit Kurti për shkarkimin e ministrit Agim Veliu, pa biseduar paraprakisht me të, pa asnjë konsultim dhe dakordim të kryetarit të LDK-së, ishte veprim plotësisht i gabueshëm. Pra, kryeministri Kurti prononcimin e ministrit Veliu e perdori si pretekst për shkarkim, e jo si arsye reale. Ashtu siç e përdori pastaj LDK shkarkimin e Veliut si pretekst për mocion, e jo si arsye reale. Pra, të dy rastet nga të dyja anët u perdorën si casus beli, dmth shkas për luftë. Pasojat do t’i bartë Kosova.
Apeloj ta ndalim këtë luftë dhe të gjejmë zgjidhje racionale. Situata me pandeminë e rrezikshme të korinavirusit, kur njerëzit po vdesin, nuk na lejon të hyjmë në këso lufte. Apeloj të ulen kryetari i LDK-së dhe ai i Vetëvendosjes, të tregohen të arsyeshëm dhe të gjejnë zgjidhje, pa e futur Kosovën në një krizë pa rrugëdalje, e cila mund të shndërrohet në anarki. Pra, ka zgjidhje, nëse duam.

Nuk humbet burrëria e LDK-se nëse e zëvendëson ministrin e Punëve të Brendshme me një emër tjetër, duke ia tërhequr vërejtjen kryeministrit Kurti se kjo është vërejtja e fundit për të. Por, as nuk humbet burrëria e Albin Kurtit nëse e rikthen Agim Veliun në pozitën e tij të deritashme, poashtu duke ia tërhequr vërejtjen se nuk duhet të jetë kundër kryeministrit. Kosova ka rrezik të shkatërrohet nga veprime iracionale. Ose këto që i thash janë vetëm pretekste, pra, pas gjithë kësaj fshehen skenarë krejt tjerë.

Related posts

Vetëvendosja s’po e lë vdekjen m’u bë LAJM!

dardanianews

Engel: Kosova duhet ta heq taksën, SHBA të ritkthejë fondet e MCC-së

dardanianews

96 raste të reja me COVID-19, ja nga cilat komuna vijnë të infektuarit

dardanianews

Leave a Comment