7.7 C
New York
November 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Rifat Jashari, historia e ndritur e Kosovës dhe Vjosa Osmani e ardhmja e ndritur e saj

Rifat Jashari, përfaqësuesi i familjes legjendare nga Prekazi dhe Vjosa Osmani zonja e hekurt e Kosovës së lirë dhe gruaja që i bëri të gjithë të besojnë në fjalën e dhënë të saj e jo në partinë që ajo përfaqëson.

Derisa baca Rifat na del para si njeriu, familja e të cilit bëri historinë e Kosovës duke dhënë gjithçka që kishte për të, lirisht mund të them se Vjosa sot na del si politikania dhe kryetarja e Kuvendit, që Kosovës i kishte munguar. Kosova sikur edhe shumica e vendeve të botës po kalon nëpër një sfidë të rëndë me emrin koronavirus, pandemia që po mbytë në heshtje njerëzit, Kosova si asnjëherë tjetër po e përjeton përçarjen më të madhe në historinë e saj si shtet.

Kujt po i pengon Vjosa Osmani, kush mund t`i drejtohet asaj në mënyrë dinake e aq djallëzore derisa ajo me ditë të tëra u mundua që Kosova ta kishte një qeveri stabile, qeveri me duar të pastra dhe mbi të gjitha qeveri e njerëzve sikur Një Vjosë, një Albin dhe shumë Vjosa e Albina, por me emra tjerë. Sot, disa nga ju po i kundërviheni Vjosës, gruas më të votuar në Kosovë, gruan që e duan të gjithë që nga fëmijët e padjallëzuar të Podujevës e deri të pleqtë e Rugovës, që me shall në kokë nuk ngurrojnë t`i përkulen e t`i shprehin admirim si askujt tjetër, përveç dikur i shprehnin presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ndaj nuk kemi një tjetër Vjosë, kemi një kryetare Kuvendi që nuk lëvizë nga fjalët e saj, që ka qenë dhe është gjithmonë kundër Hashim Thaçit e që pa dyshim nuk dëshiron në asnjë mënyrë koalicion me me PDK-në. Vjosës askush nga LDK s”mund t`ia tregojë rrugën, sepse Vjosa Osmani është vetë LDK-ja. Rifat Jashari mund të quhet historia e ndritur e Kosovës dhe Vjosa Osmani e ardhmja e saj.

Related posts

Haxhiu tha se VV nuk mund t’i fitojë mbi 33% të votave, vjen kundërpërgjigja nga Vetëvendosja, tregojnë sondazhin e fundit

dardanianews

Rita Ora shfaqet joshëse nga pishina

dardanianews

Ish-aktivisti i VV-së e quan Kurtin antiamerikan: Kosova rrezikoi të rrëshqas në diktaturë

dardanianews