22 C
New York
October 1, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Veliu për Osmanin: Nëse vepron kundër nesh, ajo është tradhtare dhe s’ka vend më në LDK

Ish-ministri i Brendshëm Agim Veliu , nënkryetar i LDK-së përmes një linje telefonike në Pressing, foli për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, derisa tha se s’kanë ndonjë ide se çfarë do të ndodhë më pas, as për ndonjë koalicion e as për kandidat për kryeministër.

“Ne s’kemi diskutu as cila do të jetë qeveria pas mocionit e as kush do të jetë kryeministër. Një është e qartë që asnjëri prej nesh s’do koalicion me PDK-në. Por, do t’i shikojmë variantet në përputhje me Kushtetutën”, tha Veliu, përcjellë Indeksonline.

Ai foli edhe për Vjosa Osmanin e cila ka votuar kundër mocionit dhe thirrjes që deputetët nesër mos ta votojnë atë.

“Qëndrimi i Vjosës s’është diçka e re, ajo ka vepru edhe ma herët në këtë mënyrë. E ka dëmtu gjatë gjithë kohës qeverinë e partisë së saj. Por, kjo duket edhe më interesante, se të jesh funksionare e lartë e një subjekti e të punosh për një tjetër subjekt, kësaj s’i thonë tjetër veçse tradhëti të interesave.

Nëse Vjosa bën thirrje që të mos respektohen vendimet e LDK-së dhe punon edhe më të tjerët, nuk e ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojnë më në LDK”, ka thënë Veliu./Indeksonline

Related posts

Zyrtarë të Koresë së Jugut thonë se Kim Jong un është ‘gjallë dhe mirë’

dardanianews

Ekskluzive: “Vjosa Osmani me parti të re”, Ja si do të quhet partia e saj!

dardanianews

Këtë foto të Luanës duhet ta shihni patjetër

dardanianews

Leave a Comment