3.7 C
New York
October 31, 2020
DardaniaNews
Uncategorized

Albin Kurti i reagon ashpër Richard Grenellit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka demantuar të dërguarin Special të ShBA-së, në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.Kurti ka shkruar se asnjëherë nuk i ka thënë Grenellit se do ta heq taksën pa reciprocitet.
Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.

Related posts

Përplasja e shefave të grupeve, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj kapen nga distanca

dardanianews

“Fshesa” e Hotit, për një ditë shkarkon tre drejtorë!

dardanianews

Postim morbid i Fjolla Morinës: Pse o Zot e more Lezen e jo Isën

dardanianews

Leave a Comment