16.4 C
New York
October 1, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Ekskluzive: Sonte për herë të parë në një intervistë për media shqip, flet në Pressing Richard Grenell

Richard Grenell, emisari special i Presidentit Donald Trump për arritjen e një marrëveshje paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë, sonte vjen me një intervistë ekskluzive në Gazeta Express dhe T7. Intervista do të transmetohet në ora 20:45 në emisionin Pressing dhe do të botohet në Gazetën Express.

Gazeta Express

Rrëmuja politike që e ka dominuar vendin tonë në javën e fundit për nga magnituda dhe koha në të cilën është zhvilluar ka qënë e pashembulltë në historinë e demokracisë në Kosovë.

Në kohën kur bota, dhe vendi ynë, po përballet me pandeminë më të rëndë në 100 vitet e fundit, trazirat politike në Kosovë u bën pjesë e kësaj drame.

Partnerët e koalicionit, LVV dhe LDK, anipse i kishin vetëm 50 ditë qeverisje, u përfshinë në një luftë të madhe në mes të tyre për heqjen ose jo të tarifave ndaj mallrave serbe, tarifë kjo që ishte vendosur dy vjet më parë nga kryeministri Haradinaj.

Kërkesa amerikane ishte bërë e qartë: kjo tarifë duhet të hiqet, dialogu duhet të vazhdojë. Insistimi i LDK’së për t’u bërë realitet kërkesa amerikane është injoruar nga LVV dhe Kurti. Drama u përshkallëzuar me shkarkimin e ministrit Agim Veliu, akt ky që e përshpëjtoi rënien e kësaj qeverie, ndaj të cilës u votua me shumicë absolute të votave, dy ditë më parë.

Emri më i përfolur gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë ai i ndërmjetësit amerikan në këtë proces, ambasadorit Richard Grenell, i cili për momentin i ushtron tri detyra të rëndësishme. Ai është shef i të gjitha shërbimeve inteligjente amerikane, njëra prej pozitave më të rëndësishme në Shtëpi të Bardhë, është ambasador i Amerikës në Gjermani si dhe ndërmjetës për Kosovën.

Grenell sonte, në një intervistë të realizuar me gazetarin Berat Buzhala, flet për herë të parë për pozitën amerikane në këtë proces. Ai tregon për raportet me Kurtin dhe çfarë i kishte thënë Kurti atij për tarifën. Gjithashtu Grenell sqaron edhe për çështjen e dialogut, raporteve Amerikë Kosovë, sanksionet amerikane dhe tema të tjera./GazetaExpress/

Related posts

“Imuniteti i tufës”: Çfarë është dhe pse po flitet kaq shumë në Britaninë e Madhe?

dardanianews

Vjosa Osmani arriti me i luftu politikisht burrat e luftës

dardanianews

Zeka publikon një foto sa 10 milion fjalë, e paraqet vetën si gomar

dardanianews

Leave a Comment