2.2 C
New York
March 8, 2021
DardaniaNews
Featured Shëndetësi

Parashikon Lul Raka: Ja çka pritet të ndodh dy javët e ardhshme me krizën e koronavirusit

Kosova po hyn në dy javët vendimtare sa i përket përhapjes së koronavirusit.

Ky është parashikim i mikrobiologut Lul Raka, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Virusi është i ri që e ka ndalë jetën në botë ne nuk e dimë ende se si do të sillet ky në pranverë, verë edhe a do të kthehet në vjeshtën dhe dimrin tjetër sepse nuk e njohim ende mirë”, tha Raka.

Pjesa më e madhe e viruseve të rrugëve respiratore nëse e nisin ciklin e tyre në vjeshtë me pranverë edhe verë e përfundojnë ciklin e tyre. Mirëpo viruset e karakterit pandemik ndonjëherë janë, na e thojmë, paradoksal”, shpjegoi ai.”

“Çështja kryesore është që qytetarët ta mbajnë distancën, mos të tubohen në numër të madh të njerëzve”, theksoi ai.

Ai tha se rreziku më i madh është nga njerëzit që e kanë virusin por nuk kanë simptome dhe në këtë mënyrë e bartin virusin te të tjerët.

Related posts

Ja kush e dominoi debatin e parë në mes të kandidateve për president të SHBa-ve, Trump apo Biden?

dardanianews

LDK i kërkon Kurtit dhe VV’së të ndalin linçimet ndaj njerëzve të SHBA’së

dardanianews

Vëllau i presidentit Thaçi po hetohet për ahengun, ku dyshohet të jenë shkrepur 50 plumba

dardanianews