3.1 C
New York
January 25, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

E dhimbshme: Vetëvritet ministri gjerman, nuk i përballoi krizës me koronavirusin dhe pritjeve të qytetarëve

Të martën e kaluar, ministri i financave të Landit Hesse, Dr. Thomas Schäfer (54 †), foli para deputetëve dhe qytetarëve për krizën e pashmangshme që pritej të ndodhte për shkak të koronavirusit.

Kur mendohet vetëvrasja, që ndodhi të shtunën nga politikani i CDU-së, atëherë fjalimi i së martës bëhet edhe më mbresëlënës, shkruan Bild.de, përcjell “Bota sot”.
Kryeministri i landit Hesse Volker Bouffier (68, CDU) tha të dielën pasdite, se ishte i shqetësuar dukshëm për vdekjen e bashkëpartiakut të tij.
Sot duhet të supozojmë se ai ishte shumë i shqetësuar. Mbi të gjitha, ai kishte shqetësime të mëdha nëse do ishte e mundur të përmbusheshin pritjet e mëdha të qytetarëve, veçanërisht për ndihma financiare. Më duhet të supozoj se këto shqetësime e mposhtën atë. Ai padyshim nuk mund të gjente një rrugëdalje. Ai ishte i dëshpëruar dhe na la “.

Fjalimi i Schäfer të Martën, nga ana tjetër, ishte tërheqës; BILD ka përmbledhur pasazhet më të rëndësishme:

“Tani ne jemi në fillim të një diçkaje të panjohur. Do të jetë një detyrë e shekullit! Por ne nuk e dimë se me sa dinamike do të vazhdojë “.

“Të gjithë kanë përvojën e tyre personale, të dy javëve më parë. Udhëheqësi i SPD-së, Nancy Faeser dhe unë ishim bashkë kur diskutimi u ngrit. Vera e kuqe që e pimë së bashku është kujtesa e fundit e një mbrëmje miqësore, për një kohë shumë të gjatë “.

Related posts

Haradinaj përplaset keq me Kusarin e Kurtin: “Unë s’kam vallëzuar para Gadafit”. Albin kam bërë shumë më shumë se ti për vendin

dardanianews

Thaçi me akuza të rënda për Osmanin: Nëse dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë

dardanianews

Lajmi i fundit: votohet mocioni kunder qeverise Kurti

dardanianews