-1.9 C
New York
March 8, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Vjen largimi i parë nga partia e Limajt pas shkarkimit të Kurtit, kalon në VV

Në Nismën Socialdemokrate, kanë nisur pakënaqësitë pas shkarkimit të Qeverisë së Albin Kurtit.

Ish-kandidatja e kësaj partie për deputete Egzona Muharremi, ka dalë kundër rrëzimit të Qeverisë.
Ajo ka thënë se në zgjedhjet e reja do të përkrah Kurtin dhe Vjosa Osmanin, përcjell Bota sot.
Muharremi ishte kandidate për deputete nga Nisma, në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor vitin e kaluar.

“Keni fundosur vetën më dorën tuaj. Dhe koha e virusit korona le të jetë dhe një bonus për dalldisjen tuaj e shfrytëzimin e pushtetit. Zgjedhjet e ardhshme, jemi më #Kryeministrin Kurti dhe me Vjosën. Ju mund të luani më besimin e një populli, por zine over game”, ka shkruar ajo në një postim në Fabebook.

Në një postim tjetër, ajo ka thënë se i vjen keq që në mesin e të shkarkuarve ka njerëz të mirë e të ndërgjegjshëm.

“Jemi me ty #Kryeministër Rrënjet e pemëve të vjetra, nuk i lenë pemët e reja të zhvillohen. Kryeminister, më fal por ka akoma njerëz që duhet të shkarkohen! Shënet tu baftë! P.s. Më vjen keq nëse në mesin e të shkarkuarve ndodhen njerëz të mirë dhe të ndërgjegjshëm, por është i nevojshëm pastrimi I ujit, i cili të gjithëve na siguron jetë të shëndetshme”, ka shkruar Muharremi./BS

Related posts

Fillojnë procedurat për uljen e pagave në sektorin publik

dardanianews

Italia merr frymë nga koronavirusi? Kjo foto të bën optimist

dardanianews

Vdes pacienti i dhjetë nga COVID 19, 73 vjeçarja nga Peja kishte edhe sëmundje tjera

dardanianews