-1.5 C
New York
January 23, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Deklarata e Bahtirit për vëllavrasje, reagon Vetëvendosje

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri sot në një deklaratë të tij dhënë për tv, tha se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

Bahtiri i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.Bahtiri: Presidenti t’i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje.

Lidhur me këtë deklaratë tij, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk kemi nevojë për asnjë konflikt.

Zëdhënësi për media i LVV, Arlind Manxhuka ka thënë se pas kalimit të pandemisë së coronavirusit, në përputhje me Kushtetutën do të shkohet në zgjedhje.
“Aktualisht jemi duke u marr në mënyrë të plotë me Pandeminë Covid19 dhe posa ky virus të largohet e të rikthehet normaliteti, në përputhje me Kushtetutën të shkohet në zgjedhje të reja siç kemi deklaruar edhe ditë më parë. Nuk kemi nevojë për asnjë konflikt, së bashku me qytetarët e vendit, me disiplinën tonë të përbashkët, do ta kalojmë edhe pandeminë edhe secilin problem tjetër”, ka thënë Manxhuka.

Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur pas rrëzimit të Qeverisë.

Related posts

Qyqja mahnit shkencëtarët, fluturon mbi 12,000 kilometra nga Zambia në Mongoli

dardanianews

Frederik Ndoci: Është turp të krahasohet Adem Jashari me Gjergj Kastriotin

dardanianews

Më në fund dalin pamjet nga dasma, ja si u duk nusja e Goldit në ditën e dasmës

dardanianews