22 C
New York
October 1, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Lushtaku i përgjigjet VV-së për thirrjet për vëllavrasje: Kush luan me zjarr, digjet vet prej tij

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të zyrtarëve të Vetëvendosjes të cilët kanë paralajmëruar luftë vëllavrasësë në Kosovë.

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Lushtaku, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se liria e qytetarëve është më e vlefshme se cilido individ dhe kushdo që mendon se do ta rrezikojë popullin me nxitje për dhunë, Lushtaku tha se dhuna do ta dënojë vet atë.
Deklarata e plotë e Sami Lushtakut:

Këto ditë, shumë anëtarë e mbështetës të LVV-së kanë bërë thirrje për dhunë e anarki, deri te vëllavrasja e lufta civile. Po habitem se si mbi 20 vjet pas çlirimit të vendit, njerëz që s’kanë dhënë asnjë kontribut për vendin, kanë guxim për të bërë thirrje të tilla. Këta që s’kanë guxuar që t’i dalin përballë armikut kur është kërkuar prej tyre, s’besoj që e kanë guximin që t’i dalin përballë shtetit dhe popullit të Kosovës. Kushdo që është aq i çmendur, do ta marrë përgjigjen që e meriton. Liria jonë është më e vlefshme se cilido individ dhe ata që mendojnë se do ta rrezikojnë popullin me nxitje për dhunë, le ta dinë se dhuna do t’i dënojë vet ata. Kush luan me zjarr, do të digjet vet prej tij.

Related posts

157 TË SHËRUAR DHE 118 RASTE ME COVID-19!

dardanianews

Në cilin medium po shkon Xhemajl Rexha, pasi e konfirmoi se po e lë KTV’në

dardanianews

“Lajmërohet” Gërvalla: Vdekja e LDK-së nuk po vjen vetëm nga ndërthurja e interesave me krimin politik- PAN, por edhe nga hipokrizia e atyre që janë në struktura

dardanianews

Leave a Comment