6 C
New York
October 31, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Sondazhi i fundit e favorizon Bidenin para Trumpit në garën presidenciale në SHBA

Sondazhi i organizuar nga “Washington Post” dhe “ABC News” parasheh se ish zëvendës-presidenti Biden është në epërsi për dy për qind ndaj Donald Trumpit. Rezultati i sondazhit ishte 49 për qind për Biden dhe 47 për qind për z.Trump.
Presidenti aktual amerikan Donald Trump duket se është rritur ndjeshëm në sondazhe ndaj sfiduesit të tij Joe Biden në garën presidenciale, sipas sondazhit të ri që u lansua gjatë ditë së sotme.

Sondazhi i organizuar nga “Washington Post” dhe “ABC News” parasheh se ish zëvendës-presidenti Biden është në epërsi për dy për qind ndaj Donald Trumpit. Rezultati i sondazhit ishte 49 për qind për Biden dhe 47 për qind për z.Trump.
I njëjti sondazh në muajin shkurt e kishte vendosur Bidenin në epërsi prej 7 për qind.

Mes krizës së koronavirusit, respondentët preferuan Trumpin sa i përket ekonomisë ndërsa Bidenin sa i përket sistemit shëndetësor.

Në raportimin e saj për sondazhin, Washington Post tha që “ajo testoi thjesht ndjesinë kombëtare, që mund të përkthehet në votë popullore, dhe jo në garën shtet-më-shtet për të fituar shumicën në kolegjin elektoral”

Related posts

Përfshirja “qëllimkeqe” e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi

dardanianews

Administrata e Trumpit: S’mjafton vendimi i sotëm i Kurtit, duhet ta heqë tarifën plotësisht

dardanianews

“Komisioni Evropian në vjeshtë e rikonfirmon se Kosova i ka përmbushur kushtet për vizat”

dardanianews

Leave a Comment