21.7 C
New York
September 30, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Tashmë ky është kandidati i LDK-së për kryeminister

Anëtari i LDK’së Bardhyl Meta thotë se me mocionin e mosbesimit LDK bëri që Kosova të mos paguante faturat e hamendësimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Në emisionin Pressing në T7, Meta tha se Vetëvendosje nuk arriti të bindej pavarësisht se LDK i tha vazhdimisht që të ndërronte qëndrimin ndaj SHBA’së.

Po të mos vepronte LDK’ja Kosova do të paguante faturën e hamendësimeve të Kurtit. VV nuk bindej kur LDK fliste për SHBA’të”, tha Meta.
Ndërkohë ai ka folur edhe rreth qëndrimit të ish-kandidates së LDK’së për kryeministre të vendit Vjosa Osmanit. Osmani votoi kundër mocionit për shkarkimin e qeverisë Kurti.

“Vjosa i ka kërkuar votot me u bo kryeministre, me u bo qeveria e LDK’së”, tha Meta.

“LDK nuk u formu me votat e Vjosës”, shtoi ai.

Ndërkohë Meta mendon se ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti do të duhej të ishte kandidat i LDK’së për kryeministër.

Related posts

Gazeta me bazë në Barcelonë: Dita kur Bayern Munich e mundi 9:1 Real Madridin

dardanianews

Zafir Berisha tregon publikisht passwordin e Facebook-ut e tij

dardanianews

Gjykata Kushtetuese vendos që përfaqësuesit e popullit në Kuvend vendosin për qeverinë e ardhshme

dardanianews

Leave a Comment