12.6 C
New York
October 26, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

A do t’i shkojë nesër në zyrë lideri i VV’së Hashim Thaçit? VV-ja i drejtohet Kushtetueses!

Për nesër e ka ftuar në takim konsultues presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kreun e Qeverisë në detyrë, Albin Kurtin, mirëpo, kësaj here si shef të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan GazetaBlic.Thaci tha se do t’i përmbahet Kushtetutës së Kosovës kur të vendosë lidhur me hapat e rinj të formimit të qeverisë. Edhe amerikanët janë pro krijimit të një qeverie të re. Kjo u tha qartë në njoftim të Presidencës që u lëshua pas takimit Kosnett-Thaçi.Me këtë nuk po pajtohen në Vetëvendosje.

Ata thonë se vetëm partisë së parë i takon e drejta për të formuar qeverinë, e se nëse ndodh skenari i krijimit të Qeverisë së re do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim.Derisa LVV po kërkon zgjedhje të reja sapo të stabilizohet gjendja në vend pas përhapjes së koronavirusit, Thaçi nga nesër do të nis konsultimet me partitë.Nga partitë parlamentare Thaçi ka ftuar të parin liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Por ende nuk dihet nëse Kurti do ti shkojë në takim të parit të shtetit. GazetaBlic ka pyetur zyrtarë të Vetëvendosjes nëse këta të fundit kanë marrë ftesë nga presidenti Thaçi dhe nëse do ti përgjigjen ftesës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Related posts

Eskalon Andi Bushati: Halil Matoshi është belban që punon për një bodigard

dardanianews

Ekskluzive: Nga java e ardhshme INDEKSONLINE publikon përgjime mes politikanëve kosovarë

dardanianews

Kur Vjosa Osmani u thoshte VV’s: Kurrë nuk vij te ju, jeni brumë i njajtë me PDK’n

dardanianews

Leave a Comment