17.5 C
New York
October 24, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Babai ideologjik i LVV’së, kërkonte që të bëhej shkëmbimi i territoreve me Serbinë

Filozofi slloven, Slavoj Zhizhek qysh në vitin 2009-të e kishte parë shkëmbimin me territore si zgjidhje të vetme për konfliktin Kosovë – Serbi, raporton Gazeta Express.

Madje, Zhizhek kishte folur për ndarjen e Kosovës në një intervistë dhënë për televizionin publik.

Interesante është se intervista me Zhizhek asokohe ishte realizuar nga Agon Hamza, i cili para pak ditësh është emëruar këshilltar politik nga Kryeministri Albin Kurti.

Ai kishte deklaruar se Serbisë mund t’i jepet një pjesë e Mitrovicës, derisa, Kosova të merrte nga Serbia Luginën e Preshevës. Kjo sipas tij do të zgjidhte problemin në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
“Nuk e them të unifikoheni as madje në kuptimin e ndonjë ideje utopiste. Mënyra e qartësimit të situatës, jo qartësimi në kuptimin e pastrimit etnik, por qartësimi në kuptimit që le ta them në këtë mënyrë në një far rendi më logjik. Po ashtu, do të jem i hapur dhe do të them gjëra që ju ndodha nuk do t’i pëlqenit për shembull, por këtu përsëri ndoshta ndihma e jashtme është e nevojshme për t’i parandaluar shpërthime. Pse të mos i jepet pak nga ajo Mitrovicë e kështu me radhë Serbisë, ndoshta ata do të mund t’ju japin pak nga jug-perëndimi i Serbisë – Lugina e Preshevës, e ju pastaj jeni me Maqedoninë, Shqipërinë, a nuk do të ishte kjo më pas një botë më logjike dhe më stabile dhe mendoj që ky problem nuk është i pazgjidhshëm. Mund të bëhet. E dini si, Zhil Deles, njëri prej miqve fizolofë të mi më të preferuar kishte thënë në frëngjisht “Nëse ngujoheni në ëndrrat e tjetrit, jeni në telashe të mëdha”. Dhe ky është problemi juaj, poashtu edhe i boshnjakëve, e kështu me radhë”, kishte deklaruar ai./GazetaExpress/

Related posts

10 kosovarë në gjendje të rëndë, 54 duke u mjekuar, të rejat e fundit me COVID-19 në QKUK

dardanianews

Pastrimi dhe dezinfektimi/ 2 hapat më të rëndësishëm të mbrojtjes nga COVID-19

dardanianews

Lajm fantastik: Shërohen 6 kosovarë nga koronavirusi

dardanianews

Leave a Comment