12.6 C
New York
October 26, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Lajmi i fundit: Edhe dy persona preken me koronavirus në Kosovë, shkon në 108 numri i të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se edhe dy pacientë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke çuar kështu në 108 numrin e të infektuarve me koronavirus.

IKSHP-ja ka njoftuar se sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.

Njoftimi i plotë nga IKSHP:
Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, gjithsej njëqind e tetë (108) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.
Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe

Pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.

Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Related posts

Vetëvendosje: Tregojnë nëse do të ribashkohen me LDK-në, parashikojnë koalicion me Vjosa Osmanin

dardanianews

Zyrtari i LDK-së mbledh rreth 30 persona për Iftar, policia i ndërhyn në shtëpi

dardanianews

Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, fatmirësisht është shfaqur dritë në fund të tunelit

dardanianews

Leave a Comment