6.2 C
New York
January 17, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Eskalon gjendja në kufi, bllokohen kamionët në të dyja anët

Disa nga kamionët me mallra serbe janë ndaluar të hyjnë në Kosovë për shkak të emërtimeve jokushtetuese ndaj shtetit të Kosovës. Nga Ministria e Jashtme thonë se Serbia po bllokon kamionët e Kosovës që nga 30 marsi.

Pas heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe dhe vendosjes së masave të reciprocitetit, Gazeta Express ka mësuar se transportuesit e Kosovës nuk janë lejuar të hyjnë në Serbi.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për Expressin se është i informuar se vetëm prej orës 17:00, kur fillon ora policore në Serbi, nuk lejohen as maunët e as ndonjë automjet tjetër.

“Për informata tjera mund të shikojë më vonë. E di vetëm se nga ora pesë nuk lejohet asnjë automjet për shkak të orës policore”,

Mirëpo Kreshnik Ahmeti, Shef i Stafit të kryediplomatit Glauk Konjufca, ka shkruar para pak minutash se nga 30 marsi, Serbia po i mban të bllokuar kamionët e Kosovës.

“Përderisa Republika e Kosovës e ka larguar tarifën 100% në raport me Serbinë, kjo e fundit që nga 30 marsi po i mbanë të bllokuar në kufi kamionët tregtar nga Republika e Kosovës, të cilët nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Serbisë”, ka shkruar Ahmeti.

Nga mesnata, me vendim të Qeverisë Kurti, është hequr tërësisht tarifa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, për t’u vendosur masat e reciprocitetit.

Ka filluar hyrja e kamionëve me mallra nga Serbia, ndërsa edhe Kosova ka ndalur disa prej tyre për shkak se nuk iu janë referuar shtetit të Kosovës me emërtim kushtetues.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka, ka thënë për kallxo.com se Kosova ka kthyer kamionët e Serbisë që nuk i ka plotësuar kushtet për pranim.

“Me emërtime fyese apo jo kushtetuese nuk ka pasur ende nga mbrëmë sepse ato s’janë ardh fare. Ka pasur një rast që nuk e ka pasur të bashkangjitur certifikatën që kërkohet dhe ai rast është në procedurë me u kthy prapa. Nuk ka pasur me vete certifikatë fitosanitare që është kërkuar, nuk e ka pasur certifikatën dhe nuk është pranuar me u zhdoganu dhe në mungesë të dokumentacionit është kthy. Dokumenti jo komplet është kthy”, ka thënë Xhaka. /Express/

Related posts

Ekskluzive: Kurti i ankohet Pence se Grenell është keqinformuar nga Thaçi

dardanianews

Gjyshja nga Belgjika gjen të dashur në Gambia, i çon 70 mijë euro – çfarë bëri i riu

dardanianews

Lajmi i fundit: Kurti shkarkon Shkëlzen Gashin

dardanianews