6.2 C
New York
January 17, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Glauk Konjufca e shkarkon nga puna vajzën e Migjen Kelmendit të PDK-së

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka larguar nga puna Tefta Kelmendi-Merran, vajzën e anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendit.

Vajza e Migjen Kelmendit po shërbente si këshilltare në ambasadën e Kosovës në Paris që prej 16 majit të vitit 2016.
Sipas vendimit, arsyeja për shkarkim është se ajo ishte pranuar në këtë detyrë pa iu nënshtruar procedurave sipas ligjit.

“Znj. Kelmendi-Merran nuk i është nënshtruar procedurave të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës e as procedurave të rregullta në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, andaj Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës më datë 30.06.2020 i përfundon të gjitha obligimet ligjore dhe financiare ndaj znj. Kelmendi-Merran”, thuhet në pikën e dytë të vendimit.
Konjufca deri tani ka shkarkuar një numër të madh të ambasadorëve dhe konsujve, në mesin e të cilëve edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun.

Related posts

Qorrolli zbulon skenarin e LDK-së për Qeverinë e re: Ky do të jetë kandidati për kryeministër

dardanianews

Nuk do ta besoni se me ke u takua para pak minutash Albin Kurti

dardanianews

Përplasje e ashpër në televizion mes Labinot Tahirit dhe Leonora Jakupit në tv Dukagjini

dardanianews