6.2 C
New York
January 17, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Kurti gjatë kohës së VLAN’it në vitin 2014: Rëndësi ka kush e ka shumicën e jo kush i ka fituar zgjedhjet

Kur PDK pretendonte të formonte Qeverinë, pasi i fitoi zgjedhjet e vitit 2014, lideri i VV’së, Albin Kurti, deklaronte se në republikën parlamentare e rëndësishme është se kush e ka shumicën.

Pas zgjedhjeve të vitit 2014, të cilat i fitoi PDK’ja, partitë e tjera parlamentare, Vetëvendosjes, LDK, AAK dhe Nisma formuan një bllok, me të cilën synonin ta formonin Qeverinë, nëse PDK nuk arrin t’i ketë numrat.

Kurti thoshte se ndonëse PDK i ka fituar zgjedhjet, VLAN e kishte shumicën në Kuvend.

“Republika e Kosovës është republikë paralmentare dhe Republika Parlamentare organizohet rreth shumicës dhe mbi shumicën”, kishte deklaruar Kurti.

“Partia në pushtet, Qeveria në ikje [Qeveria Thaci], në largim, ose më mirë të themi Qeveria e kaluarr është ajo që e sheh vendin tonë dhe zgjedhjet demokratike si një garë automobilistike se kush ka dalë i pari. Mirëpo, Republika nuk organizohet rreth të parit në garë, por rreth shumicës së tërësisë. E shumica e tërësisë jemi ne”.

Lëvzja Vetëvendosje, pas rrezimit nga pushteti me më shumë se dy të tretat e Kuvendit, dëshiron të shkojë në zgjedhje të reja, ndërkaq partitë e tjera duan që të formohet Qeveria e re. /Express/

Related posts

Pamje të dhimbshme: Vogëlushja qanë me lot për rrëzimin e Albin Kurtit

dardanianews

E jashtëzakonshme: Prokuroria e Hagës dorëzon aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

dardanianews

Thirrja për Konjufcën: Glauk, tërhiqe akuzën për Shkëlzenin

dardanianews