20.6 C
New York
September 29, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Plani i Hashim Thaçit: Vetëm 15 ditë e pret Albin Kurtin, pastaj LDK-së ia jep mandatin. Po “përgatitet” edhe për Kushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta pres vetëm 15 Lëvizjen Vetëvendosje për mandatarin e ri për kryeministër.Burime të Gazeta Blic kanë theksuar se Thaçi pas 15 ditësh nëse Vetëvendosje nuk ia sjell emrin për kryeministër, atëherë ai do ta përdor diskrecionin e tij, që ta mandatoj një kandidat tjetër.“Presidenti e pret 15 ditë VV-në që t’ia dërgoj emrin e mandatarit të ri për kryeministër. Nëse përgjatë kësaj periudhe VV nuk ia dërgon emrin, atëherë i pari i vendit do ta mandatoj dikë tjetër, duke e përdor diskrecionin e tij. Thaçi do t’ia kërkoj LDK-së emrin për kryeministër”, tha ky burim i Gazeta Blic

Siç mëson Gazeta Blic, Thaçi është duke u përgatitur edhe nëse rasti shkon në Gjykatë Kushtetuese. Thaçi në takimet që ka pasur me liderët e partive dje dhe sot, ka mbajtur procesverbal.“Kjo me qëllimin e vetëm, që t’i ketë si dëshmi nëse rasti i mandatarit do të shkoj në Gjykatë Kushtetuese“, tha ky burim i Gazeta Blic.Thaçi sot pas takimeve me liderët e partive, ia ka dërguar shkresën Kurtit, ku ia ka kërkuar emrin e mandatarit për kryeministër.
Derisa liderët e të gjitha partive pas takimit me Thaçin dolën kundër zgjedhjeve të reja, Vetëvendosje ndërkohë po kërkon zgjedhje të reja.

Kurti: Thaçi po e shkel KushtetutënPara pak minutash, lideri i VV-së, Albin Kurti përmes një statusi ka drejtuar akuza ndaj presidentit Thaçi për shkelje të Kushtetutës.“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, ka shkruar Kurti.“Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!”.Sidoqoftë, ka shtuar Kurti, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi.

Related posts

Apple MacBook Air Vs. Microsoft Surface Laptop

adminkosova

Ministri Vitia dhe ministri i shëndetësisë të Serbisë koordinohen për luftën kundër Covid-19

dardanianews

Rugova dhe Lewis dy ikona të Kosovës e Amerikës, për çfarë po i kujton ata Ambasada e SHBA’së

dardanianews

Leave a Comment