3.9 C
New York
January 17, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

E thotë Haziri: Mund të befasoheni kur LDK-ja ta propozojë kandidatin për kryeministër

Kryetari i Gjilanit dhe njëkohësisht nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se brenda partisë së tij ende nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Madje Haziri ka thënë se mund të befasoheni kur të del emri i propozuar.

“Nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Ende nuk është përmendur asnjë emër, as emri i Agim Veliut si nënkryetari i parë, as emri i Kujtim Shalës, e as i askujt tjetër”, është shprehur Haziri.
Tutje, ai tha se secili duhet ta pres kohën e tij.

“LDK nuk e pranon punën e imponimit. Secili duhet ta pres kohën e vet”, ka thënë Haziri.

Në fund, Haziri tha se mund të befasoheni me emrin e propozuar nga LDK’ja për kryeministër.

“Në LDK nuk imponohet emri për kryeministër. Madje mund të befasoheni kur të del emri nga LDK’ja”, shtoi Haziri.

Related posts

Ismail Kadare për Ibrahim Rugovën: Në urtësinë e tij kishte çelik

dardanianews

Godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Presim të punojmë me Qeverinë e re, ju sigurojmë se s’ka plan sekret për shkëmbim territoresh

dardanianews

Deklarata skandaloze: Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti financohet nga qarqe të dyshimta

dardanianews