17.8 C
New York
October 23, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Nënkryetari i Vushtrrisë nga radhët e Vetëvendosjes e punëson bashkëshorten në QKMF

Bashkëshortja e nënkryetarit të Komunës së Vushtrrisë është punësuar para pak ditëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri.

Ibadete Muzaqi, doli më e mira në konkursin “Teknik i farmacisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri”

Burime të lajmi.net kanë treguar se QKMF-ja në Vushtrri nuk pati nevojë për këtë pozitë, por konkursi u krijua enkas për bashkëshorten e nënkryetarit të Komunës, Besim Muzaqi i cili është nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri.

Në Vushtrri udhëheqin LDK-ja dhe LVV-ja. Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë është Sylejman Meholli. Kjo drejtori menaxhon me QMF-të e Komunës. Drejtori Meholli është nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ose zëvendës i bashkëshortit të Ibadete Muzaqit, shkruan lajmi.net.

Konkursi ishte hapur me datë 31 janar 2020, ndërsa rezultati final është shpallur me datë 9 mars.

Komisioni ka qenë në përbërje prej tre anëtarëve: Dr. spec. Rabije Haxhaj -kryesuese, 2.Mr.ph Egzon Maloku-anëtar dhe. Inf.Esat Uka –anëtar

“Pas zhvillimit të të gjitha fazave të procesit rekrutues dhe rezultateve të arritura të testit me shkrim dhe intervistës me gojë, komisioni ka përzgjedhur, Ibadete Muzaqin”, thuhet në rezultatin final të konkursit.

Numri i kandidatëve që kanë aplikuar për këtë vend pune ka qenë 16, ndërsa 12 nga ta kanë hyrë në listën e ngushtë dhe janë ftuar për të marr pjesë në testin me shkrim. Sipas njoftimit të konkursit, testin me shkrim e kanë kaluar 5 kandidat, dhe në intervistë me gojë kanë marr pjesë 5 kandidatë. Ibadete Muzaqi ka marr 80.5 pikë nga komisioni, ndërsa vendi i dytë S.I ka marr 69.35 pikë.

Ditëve të fundit, Lëvizja Vetëvendose është “gozhduar” nga shoqëria civile edhe opozita lidhur me punësimet partiakë në bordet publike.

Related posts

Ish-agjenti i SHIK-ut me akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit: Gjeneratë pas gjenerate keni punuar për Serbinë

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Nenad Rashiq i bashkohet kabinetit të Albin Kurtit, emërohet Këshilltar Politik i Kryeministrit!

dardanianews

Nëse rrini më shumë se 2 ditë jashtë Kosovës ju pret karantinimi

dardanianews

Leave a Comment