17.5 C
New York
October 24, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Reagon Zeka pas padisë: E dëshmoj para Gjykatës kur janë taku edhe çfarë kanë bisedu Albin Kurti e Albulena Haxhiu me prokurorët e specializuar

Albulena Haxhiu do të padisë Milaim Zekën për shpifje në lidhje me deklarimet e këtij të fundit se l, Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar.

Kështu ka deklaruar pak minuta më parë këshilltari i ministres së Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Ditë më parë në një studio televizive ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar rrejshëm se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar kinse me qëllim të “veprimit”. Një deklaratë e tillë është e pavërtetë dhe shumë tendencioze.Për këtë deklaratë shpifëse, ministrja Haxhiu, të hënën do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj deklaratës së z. Zeka. Shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe për të njëjtat shpifësit duhet të marrin përgjegjësi juridiko civile në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar ai.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-deputetit Milaim Zeka.

Zeka në një prononcim ka theksuar se mundet para Gjykatës me e dëshmu se ç’kanë kanë bisedu edhe Albin Kurti edhe Albulena në këtë rast.

Tutje Zeka thotë se është dashtë që ministrja të komunikonte më parë me të dhe pastaj të dilte ta demantonte.

“Para Gjykatës dëshmoj kur janë taku e sa herë janë taku, nuk ka rëndësi sa herë po unë dëshmoj kur janë taku edhe ç’ka kanë bisedu edhe Albin Kurti edhe Albulena Haxhiu. Veq tek ne ndodh se budallët e quajtur këshilltar i drejtohen një ish-deputeti dhe një njeriu publik me shkrime të tilla. Mos me pas Albini dhe Albulena budallë të tillë në kabinet nuk kanë mujt me ndodh gjana të tilla. Ministrja ka mujt me komuniku me mu edhe me dal me demantu dhe gjithashtu mundet me dal Gjykata Speciale me me dematu”. ka thënë Zeka.

Related posts

Mushkolaj-Bujupit: Për çfarë parimesh po flisni, keni marrë vota diku tjetër ndërsa keni kaluar në një parti tjetër

dardanianews

Lajmi i fundit: Që nga dita e nesërme, pezullohen fluturimet nga Gjermania, Franca, Zvicra drejt Kosovës

dardanianews

Tronditëse – Zbulohet Biseda Sekrete Për Marrëveshjen Në Uashington Thaçi-Vuçiq, Në Favor Të Serbisë

dardanianews

Leave a Comment