8.2 C
New York
December 4, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

I nderuari Kadri Vesel

Veriu sot ka nevojë për shërim, jo për ‘çlirim’.

I nderuari Kadri Vesel,

Nuk dua të argumentoj për të kaluarën e Veriut të Kosovës, sepse jetët tona kanë ndryshuar, ka ndryshuar çdo gjë dhe asgjë më nuk është dhe nuk do të jetë njësoj.

Gati-gati jemi duke e jetuar atë parashikim e Profetit, që thotë: ‘Kujdes ditën kur askush-askujt më nuk mund t’i ndihmojë’.

Nuk është koha për armiqësi të reja.
Nuk është koha të forcojmë armiqësitë e vjetra.

Shih pamjet surreale gjjthkah nëpër botë, shih si kemi përfunduar të izoluar dhe pa rrugëdalje, të tmerruar nga një ‘lloj’ vdekje që nuk po i gjejnë ilaç, dhe mendo për jetën që njëherë duhet ta shpëtojmë, nëse ia dalim ta shpëtojmë.

Tash prej teje kërkohet të na mbledhni bashkë të gjithëve, pa dallim bindje politike, ashtu siç po na kërcënon vdekja, pa dallim.
Tash prej teje kërkohet të na ruani këtë pak besim që e kemi në këtë shtet të varfër, që deri tash po ia del shumë mirë ta menaxhojë situatën.

Lëre që duhet të na bashkoni si shoqëri, por sj kurrë më parë prej se ekzistojmë duhet të jemi të urtë e të mençur edhe me të tjerët, të gjithë duhet ta kemi brengë shpëtimin nga pandemia, jo politikën.

PDK me deklaratat e saj duhet të jap kontribut në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit kombëtar, rajonal e ndërkombëtar.

Është humane t’u jepet leja mjekëve serbë të vijnë t’u ndihmojnë pacientëve serbëve, ashtu siç është normale që pacientët shqiptarë shkojnë shërohen në Beograd.

Nuk është koha për patriotizëm, për politikë, nuk është koha për ndarje të shqiptarëve, është koha për unitet dhe për bashkim. Është koha ta shpëtojmë jetën, jo t’i shpëtojmë bindjet politike.

P.S. Përndryshe, sado që po i fryni zjarrit, askush nuk e ka në plan me shku me ‘çliru’ Veriun e ‘sëmurë’ dhe të ngujuar.
Veriu sot ka nevojë për shërim, jo për ‘çlirim’.

Se i ‘pushtuar’ është prej 1999

Related posts

Astrit Haraqija befason me deklaratën e fundit për Hashim Thaçin

dardanianews

Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz

dardanianews

Geci e shpërndan një video të Azem Hajdari ku i thotë Thaçit “të rrehi si qenin more pis…!

dardanianews