7.5 C
New York
November 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Kraki: LDK e shpëtoi nga zhbërja makinerinë kriminale, ja çka do të bëhet tash me popullin e Kosovës

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se ish-partitë e koalicionit PAN (PDK, AAK, NISMA dhe AKR), kur e humbin pushtetin, nuk pësojnë krizë politike, por humbje financiare.

Ai ka thënë se më 6 tetor populli ia tha “Stop” uzurpimeve dhe keqpërdorimeve disa vjeçare të tyre, por ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për “rikthim në skenë të makinerinë dhunuese dhe shtetngrënëse”, përcjell Bota sot.

Kraki ka thënë se LDK-ja nuk është si këto parti, por ajo qe 15 vite në mungesë guximi dhe vizioni, “është shëndrruar në rezervë oksigjeni për shpëtimin e atyre që edhe me statujat e dëshmorëve dhe kufomat e morgut në Prishtinë kanë bërë biznes”.

Profesori ka theksuar se “makineria kriminale”, të cilën sipas tij, e shpëtoi LDK-ja, tash do ta vazhdojë zhbërjen e Kosovës dhe dhunimin e popullit të saj.

“Nuk kam sqarim logjik për ketë tradhëti të LDK-së. Nuk arrij të kuptoj pse ajo papritmas, dhe në dhunim total të votuesve të saj, vendosi t’i rifuqizonte dhe t’i risistemonte madhështitë pa origjinë, shtëpitë pa origjinë, kerret pa origjinë, diplomat pa origjinë. LDK e shpëtoi nga zhbërja makinerinë kriminale e cila edhe me dhunim të Kushtetutes tash do ta vazhdojë zhbërjen e Kosovës dhe dhunimin e popullit të saj”, ka shkruar ai në një postim në Faebook.

Postimi i plotë i Krakit në Facebook:

Disa gjëra që krejt i dini…

Partitë si Nisma, AAK, PDK, AKR, kur e humbin pushtetin nuk pësojnë krizë apo humbje politike por krizë e humbje financiare.

A e dini pse? Se keto kurrë parti s’kanë qenë. Firma, grupe, banda, familje po, parti politike jo dhe as që pritet të bëhen madje.
Keto parti shtetin e identifikojnë veç me buxhetin, dhe pushtetin e shohin si çeles të kasafortes ku ruhen paret e shtetit. Aq të pangopura janë saqë edhe rezervat e shtetit i kanë bërë rrush e kumblla.

Pas 15 vitesh pushtet absolut, dmth pas 15 vitesh qasje n’kasaforten e shtetit, në keto parti kanë lulëzuar milionerët dhe kravatat që lidhen n’janar deri n’dhjetor, sepse s’dinë as nyjen ta bëjnë dy herë.

Rreth këtyre milionerëve janë afruar pastaj qindra argatë, dikush me një copë diplomë, dikush me një foto të luftës, dikush me një portal, dikush me një emision…

Vet pa origjinë, shtëpitë pa origjinë, kerret pa origjinë, pasurinë pa origjinë, diplomat pa origjinë. Thjesht, jetë në mes të fiktives dhe imagjinatës. Në mes të babëzisë. Pa ASGJË të vërtetë, asgjë të verifikueshme. E vetmja gjë e vërtetë rreth tyre këto 15 vite ka qenë mjerimi i popullit dhe dhunimi i tij deri në dinjitet.

Dhe as që u brengos kush.
E gjithë kjo klikë po jetonte qetesisht në madheshtinë fiktive, në lavdinë e trafikuar, në jetën e uzurpuar. Po i hante qetësisht paratë e shtetit, ëndrrat e rinisë, bursat e studentëve, ilaqet e spitaleve…

…kur me 6 tetor populli i tha STOP!

Merreni me mend çfarë tragjedie ishte ajo natë zgjedhjesh për ta, kur, papritmas, e vërteta rreth tyre, dmth mjerimi e zhgënjimi që ata vet e kishin krijuar, ua ndali rrugën.

Merreni me mend si janë ndier atë natë këta shtetngrënës kur e kuptuan se për një moment mund t’iu zhdukeshin shtëpitë, kerret, diplomat dhe, më e rëndësishmja për ta, kravatat.

Fiks atë natë e kam ditë që këta s’do lenin gjë pa provuar, ofertë pa bërë, pazar pa propozuar, krizë pa krijuar veç për ta shpëtuar konfiguracionin e tyre jetësor brenda inkubatorit banditesk ku tash po e riprodhonin njëri-tjetrin për popullimin e Kosovës me kravata.

Atë natë e kam ditë se këta s’do mbijetonin as një vit larg buxhetit, larg rrogave marramendëse, larg abuzimeve e kushtëzimeve, larg tenderëve multi-milionesh…Po po, e kam ditë dhe ua kam thënë atyre që duhej thënë.

Sepse e dija se këta do kishin krizë financiare dhe kjo mund t’i rikthente brutalisht në realitet, dmth në versionin e tyre origjinal, pa shtëpi n’Prishtinë, pa kerre, pa diploma, pa kravata e pa pasuri.

E dija se këta të cilët brenda vitit fitonin qindra milionë euro, nuk do i bënin hesap « investimet strategjike » për shpëtimin e makinerisë kriminale shtetngrënëse.

Dhe, çka ndodhi? Asgjë e re. Ndodhi ajo që kishte ndodhë edhe më herët.

Partia e Ibrahim Rugovës që kurrë kriminale s’ka qenë dhe e cila ende mbanë zi për vrasjet politike në gjirin e saj, papritmas vendosi ta shpëtonte dhe ta rikthente në skenë makinerinë dhunuese dhe shtetngrënëse që u pëshkrua këtu sipër.

Dihet që LDK nuk është si këta, kurrë s’ka qenë. Por LDK ka 15 vite që në mungesë guximi dhe vizioni për veten dhe Kosovën, është shëndrruar në rezervë oksigjeni për shpëtimin e atyre që edhe me statujat e dëshmorëve dhe kufomat e morgut në Prishtinë kanë bërë biznes.

Nuk kam sqarim logjik për ketë tradhëti të LDK-së. Nuk arrij të kuptoj pse ajo papritmas, dhe në dhunim total të votuesve të saj, vendosi t’i rifuqizonte dhe t’i risistemonte madhështitë pa origjinë, shtëpitë pa origjinë, kerret pa origjinë, diplomat pa origjinë.

LDK e shpëtoi nga zhbërja makinerinë kriminale e cila edhe me dhunim të Kushtetutes tash do ta vazhdojë zhbërjen e Kosovës dhe dhunimin e popullit të saj.

Nejse…krejt këto dihen. Veç thash hajt…
***

P.s. Natyrisht ne secilen nga partitë e permendura ka edhe persona që nuk kane qene dhe nuk jane pjese e dhunimit te Kosoves. Jane shume shume te ralle, por ekzistojne.

Related posts

Fjalët prekëse të bashkëshortit gruaja e të cilit vdiq sot nga koronavirusi në QKUK

dardanianews

Drejtori i Shëndetësisë jep detaje për 52-vjeçarin nga Istogu që vdiq nga COVID-19

dardanianews

Një kompani amerikane njofton se ka gjetur vaksinën, ndaj koronavirusit

dardanianews