7.6 C
New York
January 16, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Vetëvendosje: Tregojnë nëse do të ribashkohen me LDK-në, parashikojnë koalicion me Vjosa Osmanin

Gjasat për një bashkëpunim mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje po shihen edhe me tej si të mundshme.

Kështu ka vlerësuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ditë më parë deklaroi se ka përsëri mundësi të bashkëpunimit ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Haziri u shpreh se në Lidhjen Demokratike të Kosovës e shohin Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, si mundësi për ta ndërtuar Qeverinë e ardhshme.

E, lidhur me këto deklarata të Haziri, ka folur edhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj.

Bicaj në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se deklaratat e Hazirit janë jo të sinqerta, dhe këto vijnë si pasojë e sondazheve të fundit, ku Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm, krahasuar me partitë tjera.

Këto deklarata nuk janë të sinqerta dhe mendoj se janë pasojë e leximit korrekt të sondazheve të fundit, ku Lëvizja Vetëvendosje, prinë bindshëm. Po të donte Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lutfi Haziri, nuk do kishim mocion mosbesimi para disa ditësh, e aq me pak në kohë pandemie. Tash kam bindjen se janë paksa të vonuara këto ide dhe të pasinqerta”, ka thënë Bicaj i Lëvizjes Vetëvendosje, për gazetën “Bota sot”.

Ai mendon se partia e tyre do të jetë bindshëm e para, dhe parashohin një koalicion të mundshëm me Vjosa Osmanin dhe të tjerët, që janë të pakënaqur në LDK.

Mendoj që pas zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje do jetë bindshëm partia e parë dhe një koalicion pas zgjedhor me një grup Vjosa Osmani dhe të tjerët, nëse do të ketë një listë të tillë e cila merr pjesë në zgjedhje, do ishte i mirëseardhur për demokracinë e përgjithshme në vend”, ka thënë ai.

Krejt në fund, Bicaj thekson se bashkëpunimi me LDK-në, do të jetë i vështirë, përderisa në krye të kësaj partie të jenë Mustafa dhe Veliu.

Por, bashkëpunimi me një LDK, ku ende vendimet merren nga Isa Mustafa, Agim Veliu dhe soji i tyre, do ishte paksa e vështirë dhe joreale, sepse do mund të ballafaqoheshim me situata të njëjta. Siç duket tashmë edhe në LDK e kanë kuptuar se qeveri pa Vetëvendosjen nuk mund të ketë, sepse do ishte jokushtetuese, rrjedhimisht, pas pandemisë vendi shkon në zgjedhje”, ka përfunduar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se më 25 mars, me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendit i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e Kurtit.

Mocioni i mosbesimit ishte iniciuar nga partneri i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, e përkrahur nga opozita.

Related posts

Fadil Geci për vrasjen e shokut të tij: Tre persona e kidnapuan, e futën në veturë të SHIK-ut dhe e vranë…

dardanianews

KRYETARI I PRISHTINËS, LIDERËVE PARTIAKË: WTF? KU I KENI MASKAT, DORËZAT DHE DISTANCËN?

dardanianews

EKSKLUZIVE: “Kryesia e Ngushtë” e LDK-së, sot nga ora 13:00 pritet të vendos për emrin e kandidatit për Kryeministër

dardanianews