10.3 C
New York
October 25, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Apeli i IKSHP-së: Në Prishtinë, në Brezovicë e Prevallë ka dalje masive të qytetarëve, mund të shpërthejë koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi të lëshuar për media, ka kërkuar nga qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.Sipas këtij njoftimi, në Prishtin, në Brezovicë dhe në Prevallë ka daljë masive të qytetarëve, duke rrezikuar shpërthimin e koronavirusit, raporton Gazeta Blic.“Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:Qytetarë!Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!

Sot edhe dy raste fatale me COVID-19!
Ngushllime Familjeve! Ruani të moshuarit!
Në evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.
Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!
Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!
Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve!
Kjo është e rrezikshme!Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit.Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne:JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!

Related posts

“Luftë” mes Mazrekajt dhe Milaim Zekës, shahen dhe akuzojnë rëndë njëri-tjetrin

dardanianews

Çka ndodhi me ish-punëtorin që i denoncoi Ramush e Daut Haradinajn për rrahje

dardanianews

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

dardanianews

Leave a Comment