16.8 C
New York
October 21, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Sulmohet polici që po ruante varrin e Ibrahim Rugovës

Një polic i Kosovës që po ruante dje varrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, është sulmuar nga një person i panjohur rreth orës 12:30.

Ka qenë vetë polici që e ka raportuar rastin e sulmit ndaj tij.

Media ka mësuar se në dëshminë që ka dhënë polici, tregon se u sulmua nga një i panjohur me trup të gjatë që ishte i veshur me të zeza. Pas sulmit, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Polici i sulmuar mësohet të mos ketë marrë lëndime të rënda trupore, ndërkohë ai u mor në pyetje nga kolegët e tij, për të nisur kështu edhe hetimet.

Ndryshe, vlen të theksohet se varri i presidentit Rugova ruhet për 24 orë në ditë e 7 ditë në javë, nga Policia e Kosovës.

Related posts

Gazetari nga Tirana jep dëshminë tronditëse – çfarë thoshin në Shqipëri për kosovarët

dardanianews

Dega e LDK ne Suharekë, kundër qëndrimit të kryetarit e deputetit Ardian Shala

dardanianews

26 raste të reja me koronavirus në Kosovë

dardanianews

Leave a Comment