20.6 C
New York
September 29, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Vitia takon Osmanin dhe Nagavcin, flasin për koordinim në menaxhimin e situatës me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia ka pritën në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetaren, Arbërije Nagavci, ku u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Vjosa Osmani në këtë takim falënderoi ministrin Vitia dhe të gjitha institucionet e përfshira në parandalimin e përhapjes së pandemisë në vendin tonë.

Sipas saj, masat e ndërmarra në kohë kanë ndikuar që sot në vend të kemi një situatë më të mirë krahasuar me shtetet e rajonit.

Osmani tha se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë përballë këtij “armiku të padukshëm”, i cili nuk njeh as ndarje politike e as etnike.

Ndërsa, ministri Vitia i falënderoi Osmani dhe Nagavci për gatishmërinë e treguar, si dhe i njoftoi për së afërmi me planin e veprimit pë rmes së cilit do të operojnë institucionet e vendit.

Në këtë takim u ripërsërit qëndrimi se respektimi i masave parandaluese nga qytetarët është jetik në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ndër të tjera u disktua edhe për harmonizimin e veprimeve në raport me adresimin e çështjeve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Related posts

I vihet zjarri qëllimisht shkollës shqipe në Dacaj të Rozhajës

dardanianews

Kryeministri Kurti reagon ndaj deklaratës së tre zyrtarëve amerikanë

dardanianews

Kur Pacolli organizon një avion prej 120 njerëzish që të vallëzojnë në një tendë të Gadafit! VIDEO

dardanianews

Leave a Comment