21.1 C
New York
September 30, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Abdixhiku: 18 ekipe të pastrimit janë në terren, pastërtia e rrugëve është obligim edhe në kohë pandemie

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku ka treguar se 18 ekipe për mirëmbajtjen e rrugëve janë aktivizuar në tërë Kosovën.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se pastërtia e rrugëve edhe në kohë pandemie është detyrim.

“Në kohë restrikcionesh, 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore. Pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim. Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse. Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për këtë angazhim”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se puna në terren do të vazhdojë.

“Puna do të vazhdojë. Do të jemi në terren secilën ditë. Kur të përfundojë kjo krizë, do t’i kemi rrugët rajonale e autostradat dukshëm më të pastërta. Deri atëherë, rrini në shtëpi”, ka shkruar Abdixhiku.

Related posts

Haxhiu tha se VV nuk mund t’i fitojë mbi 33% të votave, vjen kundërpërgjigja nga Vetëvendosja, tregojnë sondazhin e fundit

dardanianews

Shkëlzen Maliqi: Koalicioni LVV-PDK mund të ndodhë pas zgjedhjeve

dardanianews

14 raste të reja me koronavirus në Prizren

dardanianews

Leave a Comment