17.8 C
New York
October 22, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

1980/Kur Ibrahim Rugova kërkonte vizë dhe regjimi enverist e konsideronte “armik”

Nga Kastriot Dervishi

Ky është formulari i kërkesës për vizë hyrje në Shqipëri, i plotësuar nga Ibrahim Rugova në vitin 1980. Ai kishte zhvilluar në Shqipëri, dy vizita të mëparshme:

-24 maj deri 4 qershor 1971

-26 maj 1974 deri 7 korrik 1974

Herën e parë ai kish ardhur së bashku me Rexhep Ismaijlin, duke qenë student i vitit të katërt dhe redaktor i revistës “Bota e re”. Herën e dytë u ftua nga Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë në Tiranë. Herën e tretë u ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve.

Hyri në Shqipëri më 15 mars 1980 nga Qafa e Thanës dhe u largua më 13 prill 1980 nga Hani i Hotit. Pikërisht kjo vizitë shënoi edhe armiqësimin me regjimin komunist. Bashkëpunëtorë të regjimit si “Dragoi”, raportonin se ai fliste keq për Shqipërinë socialiste.

Rugova u ndoq si objekti “Zdrukthi”. Citohej të kish thënë: “Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijuese. Shkrimtarët janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë ku ata punojnë”. “Ndaj letërsisë së realizmit socialist flet me përçmim e përbuzje”.

Në mars 1981, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, u urdhërua përpunimi i tij (ndjekja duke e konsideruar “armik”).

Related posts

Mbi 10 raste të reja të të dyshuarve me koronavirus në Kosovë

dardanianews

Edhe Kosova edhe Serbia mashtruan për marrëveshjen e Uashingtonit, këto janë gënjeshtrat e tyre

dardanianews

Vajza e Lutfi Hazirit, Lotina shfaqet pa sytjena dhe ekspozon gjoksin

dardanianews

Leave a Comment