17.5 C
New York
October 24, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

SKANDAL/ Djali i Mentor Shales (9 vjeç) në emisionin “Super Gogo”, paguhej hiç me pak se 4.000 euro për një episod javor 20 minuta!

Radio Televizoni i Kosovës (RTK), viteve të fundit është kritikuar shumë për lidhjet e saj me pushtetin, punësimet familjare e një mal dallavere në kontratat e dhëna si brenda dhe jashtë tij.

Kanë filluar të qarkullojnë akuza të rënda për ish-menaxhmentine Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Drin Zatriqi, një emër i njohur nga fusha e show biz-it (ish menaxher i shumë yjeve të muzikës), ka publikuar një varg faktesh.

Djali i ish drejtorit të RTK-së Agim Zatriqit, Drin Zatriqi, ka nxjerrë në shesh “të palarat” e menaxhmentit të televizionit publik.
Skandale, abuzime me shuma të majme parash, punësime nepotiste etj, janë vetëm disa nga këto të palara.
Nga emrat të cilët lakohen në këto akuza, nuk ka pasur deri më tani ndonjë reagim.

Zatriqi thotë se Shalës nuk i mjaftoi punësimi i gruas në RTK, pasi punësoi edhe djalin e tij 9 vjeç në emisionin “Super Gogo”, emision i cili paguhej hiç me pak se 4.000 euro për një episod javor 20 minuta!.

Tutje, në dosjen e radhës, ai tregon se janë paguar nga 5000 euro për episod në emër të “QUZA”, epizode të cilat nuk janë transmetuar asnjeherë në television.

“Dmth veq i kanë marre paret e kurrë si kanë transmetu!

9 epizode ka 5.000= 45.000 euro n’kajmak!

Për këto punë shkohet n’QUZ!” shkruan Zatriqi në shkrimin e dytë të tij.

Se nepotizmi dhe keqpërdorimi i mjeteve të RTK-së, nuk është ndalur vetëm tek emri i Mentor Shalës, Zatriqi tregon edhe për raste të tjera.

Related posts

Albin, heqe taksën, kthe Agimin, mos na le pa Arben Vitinë në këtë kohë”

dardanianews

Rreth 100 persona testohen për koronavirus, ky është rezultati

dardanianews

Kryeqyteti i Koresë Jugore shtrëngon masat, urdhëron mbylljen e lokaleve shkaku i rasteve të reja

dardanianews

Leave a Comment