17.8 C
New York
October 22, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Albin Kurti nuk e mohon koalicionin me PDK-në: Është herët të flasim tani

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk e ka mohuar se do të ketë një koalicion në të ardhmen me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kurti i pyetur për një deklaratë të Glauk Konjufcës, ka thënë se nuk do të shkojë tani aq larg sa Konjufca, por e ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit me PDK-në, duke thënë se është herët të flitet për këtë gjë.

Kurti e ka thënë qartë se Vetëvendosje nuk do të bëjë si në të kaluarën, ku është pozicionuar se do të bëjë koalicion vetëm me këtë parti politike, saktësisht me LDK-në.

“Po krijohen kushte për një demokraci, në të cilën kredibiliteti i njerëzve po bëhet më i rëndësishme sesa nga vjen ai. Nuk do të doja të shkojë tani atje ku ka shkuar Glauku, por është herët të flasim tani. Kësaj radhe ne nuk mundemi të themi se do të bëjmë koalicion vetëm me këtë parti politike, siç ka ndodhur në të kaluarën. Mirëpo, mua më ka bërë optimist dyfishimi i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.

Related posts

Abazi: Thaçi po e përdor Mustafën për ta ndarë LDK’në

dardanianews

Marrëveshja me Serbinë nuk do të përfshijë ndarjen e Kosovës

dardanianews

Befason Hetem Ramadani: Nuk po vret koronavirusi, kjo është e vërteta

dardanianews

Leave a Comment