21.7 C
New York
September 30, 2020
DardaniaNews
Featured Shëndetësi

Rita Ora dhe nëna e saj pushtojnë titujt e mediave britanike: Nëna e një ylli që rikthehet në vijën e parë të frontit si mjeke

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po qëndron e izoluar këto ditë në shtëpinë e saj në Londër bashkë me familjen.Ajo ka qenë gjithmonë në qendër të mediave britanike për aktivitetet e saj muzikore por edhe jetën private, teksa vëmendjen e shtypit së fundmi e ka rrëmbyer edhe nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora.Vera e cila është psikiatre me profesion, këto ditë është rikthyer në vijën e parë të frontit në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar).

Ajo për momentin po shërben si mjeke e përgjitshme në Repartin e Emergjencës në NHS, duke marrë parasysh që reparte të tilla po përballen me një numër të madh rastesh me të infektuarit me coronavirus.Emisioni “The One Show” që transmetohet në kanalin e famshëm BBC, këtë javë pati protagoniste përmes një lidhje direkte nga shtëpia, Rita Orën, dhe nënën e saj, Verën.
Që të dyja nënë e bijë folën për gjendjen e vështirë këto ditë, teksa në cilësinë e mjekes, nëna e yllit me famë botërore tregoi se sa emergjente është gjendja në NHS.“Tani po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të pandemisë, por unë thjesht përpiqem të përqendrohem dhe padyshim që kam një ekip dhe kolegë dhe pacientë që kujdesem”, tha Vera për BBC.

Kështu që kjo është tërheqja ime për momentin, e cila është një gjë pozitive që duhet të them, është mirë të jesh i zënë dhe të mos mendosh për atë që po ndodh rreth”, përfundoi ajo.

Ndërkohë së fundmi, po prapë nënë e bijë në lidhje direkte nga dy vende të ndryshme (njëra në shtëpi e tjetra në punë), u inkuadruan në emisionin tjetër të famshëm “This Morning” në Angli.


Nëna e këngëtares publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi nga biseda e zhvilluar në emision, ku ndër të tjerash citoi fjalët e Ritës që tha për “This Morning”.

“Thjesht do të tregojmë që ne si njerëzim mund të mblidhemi dhe të jemi të unifikuar…është vërtet një moment i mahnitshëm për ne që të dalim në anën tjetër, wow ne vërtet po bashkohemi”, ka thënë artistja me origjinë nga Kosova.Edhe të përditshmet DailyMail dhe The Sun kanë raportuar gjithashtu mbi punën e mamasë së këngëtares 29-vjeçare.Përndryshe, Rita dhe motra e saj e madhe, Elena, gjenden në mesin e 750 mijë aplikantëve për të dalë vullnetarë për të punuar në gjendjen e vështirë të shkaktuar nga COVID-19.Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të lëndueshëm të komunitetit.Familja e këngëtares me origjinë shqiptarë këto ditë ka qenë thuajse në fokusin e shumë mediumeve britanike. /Telegrafi/

Related posts

Deputetja e Vetëvendosjes zbulon me kë do të bëjnë koalicion

dardanianews

Ekskluzive: Mblidhen gjyqtarët e Kushtetueses, sot merret vendimi i shumëpritur

dardanianews

Deklarata skandaloze: Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti financohet nga qarqe të dyshimta

dardanianews

Leave a Comment