6 C
New York
October 31, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Armend Zemaj për herë të parë zbulon një bisedë mes Ibrahim Rugovës dhe Tahir Zemajt, ja çfarë i kishte premtuar presidenti

Armend Zemaj, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar një deklaratë të padëgjuar më parë të presidentit Rugova për kolonel Tahir Zemaj.

Zemaj shkruan se presidenti Rugova për Kolonel Zemajn kishte thënë se koloneli si patriot punoi në kuadër të institucioneve me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Tutje, ai tregon edhe bisedën mes Rugovës dhe Zemajt, kur presidenti historik i kishte dhuruar një medalion të Artë të Nënës Terezë dhe e cila e kishte gëzuar shumë komandantin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

“Si ushtar profesionist dhe patriot ai punoi në kuadër të institucioneve me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ai dëshironte të kryente pjesën e vet të detyrës si ushtarak në mbrojtje të vendit. E njihte Komandantin Suprem simbas Kushtetutës së Republikës dhe strukturat e tjera shtetërore”

“Edhe pas luftës kolonel Zemaj u tregua si njeri i pajtimit dhe i matur. I respektoi institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet. I premtova se do ta emëroj këshilltar për siguri dhe emergjencë në Zyrën time. Për shkak të procedurave administrative, prisja ta bëja këtë brenda këtij viti”

“E prita në Rezidencë, e falënderova për punën që kishte bërë dhe ia dhurova një Medalion të Artë të Nënës Tereze. Kjo e gëzoi shumë dhe më tha: ‘Se mos është kjo shumë për mua’! I thashë: ‘Jo, sepse Ju meritoni më shumë, po tash për tash ende nuk i kam përgatitur medaljet zyrtare”.

Dr. Ibrahim Rugova

Related posts

Deputeti shqiptar infektohet me koronavirus, ai ka një porosi për të gjithë

dardanianews

Zbulime tronditëse, ja kush e bëri ndarjen e vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi – ky ishte skenari i errët i ‘Rognerit’

dardanianews

Zeka: Unë e di kush është ‘Znaçka’ por emrin e tij duhet ta thotë Kadri Veseli

dardanianews

Leave a Comment