7.6 C
New York
December 4, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

Assesi qetësi mes Jasharit e Lushtakut

Assesi të ketë qetësi mes kryetarit aktual të Skenderajt Bekim Jashari, dhe paradhësit të tij, Sami Lushtaku.

Në një postim të tij në facebook, Jashari ka thënë se do të pres të kalojë pandemia, për të publikuar dëshmi të keqqeverisjes në komunën e Skenderajt, në kohën e Lushtakut.

Ja reagimi i Jasharit:

“Të dashur qytetarë,

Dje, pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarë dhe shoqëria civile kam reaguar ndaj mënyres se si dega e PDK-së në Skenderaj po shpërndante ndihma me llogo të partisë dhe duke cenuar integritetin e familjeve në nevojë.

Sot, me vjen mirë që ata që dje bënin fushatë me qytetarët në këtë situatë emergjente, paskan filluar të korrigjohen.

Pas reagimit tim, Sami Lushtaku paska vazhduar me shpifje e deklarata që askush nuk i beson.

Marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi, nuk do të merrem me deklaratat e tij derisa të përfundojë kjo pandemi, sepse fokusi jonë është menaxhimi efikas i situatës dhe përkrahja për qytetarët në nevojë.

Pas tejkalimit të situatës do të gjejë kohë t’i përgjigjem Samiut për të thënë shumë të vërteta që për të nuk do të jenë aspak të këndshme kurse qytetarët do të njihen me gjendjen në të cilën e kam gjetur komunën pas marrjes së mandatit dhe të vërteta të tjera të kohës së luftës dhe paqes që më heret nuk i kanë ditur.

Unë jam Kryetar i zgjedhur nga qytetarët, punoj me duar të pastërta, me transparencë e llogaridhënie, angazhohem për mirëqenien e qytetarëve dhe vlerësimin për punën time, projektet dhe të arriturat e komunës që unë udhëheqë e japin qytetarët me vullnet të lirë dhe pa ndikime.

Do të vazhdoj bashkë me qytetarët kundër së keqës!

Bashkë do t’ia dalim!

Panik JO, Kujdes Po!”.

Related posts

Quni i jep edhe një shans Kurtit: Rikthejeni Veliun, dhe unë me urgjencë po i kërkoj Mustafës ta tërheqë mocionin!

dardanianews

Këshilltari i Vjosa Osmanit demanton Veliun e PDK-në, tregon kush i kishte kërkuar asaj për të përkthyer për Thaçin

dardanianews

Milaim Zeka: Albin Kurti po përgatit trazira në Kosovë

dardanianews