16.2 C
New York
December 1, 2020
DardaniaNews
Ekskluzive Featured

Nga Osman Ferizi: Pushtetar, pushtues….

Dikur si brez që ishim rritur nxënës e student,,. të etur për dije dhe Liri, kishim IDEALE e ëndrra, punonim dhe vepronim, protestonim, demostronim, britnim dhe thirrnim kundër regjimit okupator Serbo-Sllavë “LIRI”, “DEMOKRACI”, “PAVARËSI”, “REPUBLIKË”, “USA”, “EU”, me vrullin rinor dhe shpirtin revolucionar nuk ndienim frikë as nga dhuna dhe represioni sistematik serb, sepse ishim bërë një, kishim një ideal, e kishim vrarë frikën, ishim brezi i thyerjeve, ndryshimit, avangard e aspiratave Kombëtare.

Sot pyes sepse nuk mund të heshtë, ku mbet shpirti stoik studentorë, fryma Rugoviane, miqësia që na krijoi me miqtë Amerikan dhe kthimi në identitet Europian, ato ideale për një Shtet të Lirë e Demokratik, ku para syve tanë venitet, shuhet, vritet e ardhmja e fëmijëve tanë, a ishim Ushtria e IBRAHIM RUGOVËS, ata të besës, të vërtetët e UÇK-së mu sikur burrat e besës që u sakrifikuan për Atdhe, që pas lirisë ta vazhdojmë ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

Dhe pikërisht klasat politike pa moral dhe vasalët e tyre, që erdhën në pushtet për të mirën e qytetarëve, këta shpirt-shitur, të pangopurë për para, që vranë personalitete politike, ushtarakë, gazetar, shkelën mbi gjakun e dëshmorëve, u ngritën mbi tradhti, gjak e mashtrim, sot e kan kthyer në monopol të tyre DARDANINË, shitën tokën, fabrikat i privatizuan për skrap, privatizuan edhe ujin e natyrën, helmuan ajrin.

Këta oligark, autokrat, pa parime e pa moral, diletant që kontrollojnë media, bizsnese, drejtësinë dhe lirinë tonë, e kanë frustruar dhe përçarë këtë popull të vuajtur, i cili kërkon shpëtim jashtë Dardanisë, po rriten breza me një sistem të degraduar arsimor, me breza egoistë, jo human, mashtrues, moralisht të devijuar.

Qytetarë të nderuar duhet reagim qytetarë, sepse pafytyrësia e tyre po na ngulfat, këta kusar e zuzar po tallen me ne, zgjedhjet po bëhen për klane të caktuara dhe shërbëtorët vasal të tyre, duhet bojkotuar, diskredituar dhe ndëshkuar këta zhvatës fytyrë qelbur. Thërras shpirtin e lirë e Demokratik ta bëjë hapin vendimtar, reagim qytetarë, të tregojmë që e duam më shumë DARDANIN sesa partitë në shërbim të oligarkëve që janë në gjendje të shesin copa copa tokat tona për ti ruajtur pasuritë e tyre të turpit dhe tradhtisë.

Osman Ferizi- veprimtar dhe ish pjesëtar i grupeve të para Guerile.11.04.2020

Autori është Kryetar i degës së LDK-së në Gjermani.

Related posts

Fakte “historike”, pse amerikanët u çmendën këto ditë pas letrës higjienike

dardanianews

Pritet shtyerja e pagesave të kredive

dardanianews

Pejanët nuk i ndalon as koronavirusi për të marrë nuse

dardanianews