24.6 C
New York
September 28, 2020
DardaniaNews
Featured Lajme

U GRADUA KUNDËRLIGJSHËM – A DO TA SHKARKOJË GLAUK KONJUFCA BURRIN E VJOSA OSMANIT?

Që prej kohës kur e mori detyrën, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka shkarkuar disa diplomatë, konsuj e ambasadorë, që sipas tij ishin emëruar me vendime të kundërligjshme. Njëjtë nuk ka vepruar edhe me Prindon Sadriun, bashkëshortin e Vjosa Osmanit, i cili ishte graduar kundërligjshëm.

Gazeta Insajderi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, një sqarim se si do veprohet me pozitën e Prindon Sadriu, i cili dyshohet se u gradua kundërligjshëm.

“Në periudha të ndryshme të historisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme ka pasur gradime të diplomatëve dhe në tërësinë e këtyre vendimeve mund të ketë shkelje eventuale të bëra nga qeverisjet e kaluara. Deri më tani, qeverisja aktuale nuk ka bërë gradime të reja dhe kurdo që do të bëhen ato, do të jenë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore që parashihen për këtë proces të rëndësishëm të Shërbimit të Jashtëm”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Insajderin.

Tutje, Ministira e udhëhequr shqaron se ndër qëllimet e shumta të qeverisjes aktuale është edhe shqyrtimi dhe vlerësimi i gradimeve të kaluara.

“Përveç kësaj, ndër qëllimet e shumta të qeverisjes aktuale është edhe shqyrtimi dhe vlerësimi i gradimeve të kaluara. Siç kanë treguar tashmë praktikat, kabineti aktual nuk do ta trajtojë asnjë rast në veçanti, por do të shqyrtojë të gjitha rastet në mënyrë të barabartë”.

Insajderi muaj më parë e pati siguruar letrën ku kërkohej të rishqyrtohej edhe njëherë vendimi për gradimin e Prindon Sadriut.
Në vendim për gradimin e bashkëshortit të Vjosa Osmanit thuhej se Sadriu merr gradën diplomatike “Ministër”. Po ashtu saktësohej se i njëjti do të shërbente në misionin diplomatik të Kosovës në Shkup të Maqedonisë Veriore me mandat 4-vjeçar, shkruan Insajderi.

Prindon Sadriu ndonëse e mban këtë pozitë, vazhdon të shkruaj në rrjetet social për qëndimet e tij personale, të cilat bien ndesh me me qëndrimet institucionale.

Gazeta Insajderi e ka kërkuar një koment rreth këtyre postimeve të Sadriut nga ministria Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka nxjerr shumë vite me parë Udhëzimin për komunikim në rrjetet sociale dhe përcjellë kohë pas kohë Qarkoren për komunikim me media dhe rrjete sociale. Ministria udhëzon diplomatët e karrierës që të mos shprehin orientimet apo mendimet e tyre politike që nuk janë në linjë profesionale. Kemi raste kur diplomatëve iu kemi tërhequr vërejtjen për kujdes në nxjerrjen e opinioneve personale që bien ndesh me qëndrimet institucionale”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

Ndryshe, për vetëm dy muaj, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shkarkuar 14 konsuj nga vende të ndryshme të botës.

Më 3 mars Konjufca kishte marrë vendim që ta shkarkojë edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun.

Pas votimi të mocionit për rrëzimin e qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kryediplomati Konjufca i ka liruar nga detyra edhe ambasadorët tjerë që vinin nga radhët e Isa Mustafës – përfshirë, Teuta Sahatqiun, nga pozita e konsules në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rron Kryeziun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, i cili ishte pjesë e ambasadës së Kosovës në Washington./Insajderi.com

Related posts

Letra e tretë, Thaçi i prerë me Kurtin: Dërgoje emrin e mandatarit

dardanianews

Rrihen mes vete deputetët serbë (VIDEO)

dardanianews

Këtë foto të Luanës duhet ta shihni patjetër

dardanianews

Leave a Comment